Rama dëshiron të rrezitet me hënë
Mund të shohim një tjetër skenar falsiteti
Trysnitë brenda partisë më të madhe të majtë në Shqipëri kanë bërë rotacion! Tani, lideri Rama nuk është më në ofensivë por defansiva e tij, sidomos këtyre ditëve, është tërësisht klasike! Krahasojmë kur ishte në ofensivë për pushtet partiak ndaj Nanos, kur sot është në pozitën e këtij të dytit për mbrojtje liderizmi! Por, kështu është në dukje aspirimesh për post nga Malaj apo edhe Blushi, që sot janë në ofensivë! Mirëpo, natyrisht se në veprime interne dhe të fshehta Edvin Rama është në ofensivë! Edhe letra e njohur prej tetë emrash të së martës është një stimul për Ramën për të kërkuar mbështetje në bazë, nëse e gjen mjaftueshëm për të qenë prapë në postin e PS-së! Kujtojmë nga disa burime, se kur Nano e kishte kuptuar se e ka humbur bazën, në takimin e partisë në Lushnje, nuk kishte vajtur fare dhe organizatorët oponentë përbrenda partisë dëshironin të ishin të “sjellshëm dhe korrekt” me liderin e tyre asohere! Por, Nano si finok politik, u kishte thënë vazhdimisht në telefon se ishte rrugës për në Lushnje! Duke marrë përgjigje të njëjtë thuaja pas çdo pesë apo dhjetë minutash kur e pyesnin se ku gjendej saktësisht, dikur Nano, pasi ishte lodhur dhe i kishte lodhur me përgjigje të njëjta se ishte rrugës, u kishte treguar të vërtetën se ishte në Tiranë, dhe se nuk ishte nisur fare për në Lushnje! Por, këtë të vërtetë nuk ua kishte thënë kështu troç, por njërit prej figurave të PS-së përmes telefonit i kishte dhënë përgjigjen se “është në të s’ëmës së tij”! Kjo përgjigje u kishte dhënë të kuptohej se ‘Nano nuk ishte nisur fare pasi e kishte kuptuar se e kishte humbur shumicën në Lushnje”! Nga ai takim i kurdisur politik, tani, Edvin Rama që kishte përgatitur asohere terrenin për veten e tij për ardhje në krye të PS-së, gjendet në pozita që e irriton ndokush dhe edhe ky mund të shprehet se “është në të s’ëmës së ndonjërit’ prej oponentëve brendapartiak! Por, para kësaj, apo që të mos vije deri tek kjo, dhe ai përgatitet për fundmuajin që ndajnë ditë në gishta sa asnjëra shuplakë e dorës! Sa do jetë i efektshëm në pretendimet e tij, në radhë të parë për të bërë avokatin e humbjes së zgjedhjeve dhe lëkundjes së kredibilitetit të tij nga anëtarët e partisë, që deri para dy muajsh e merrnin “model”, kjo nuk do shumë kohë për t’u kuptuar! Se Rama nuk ishte model dhe se kishte dhe ka filozofi të stisur politike konfirmohet sot nga zërat oponentë që deri me mbarimin e zgjedhjeve ishin trumbetues të një filozofie të paqenë, të një modeli vetëm të deklaruar por konfuz dhe të paqartë edhe për vetë PS-istët! Ishte vetëm një tendencë lajthitjeje tek anëtarët dhe simpatizantët e PS-së që e kishin më të lehtë nga inercioni dhe arsye të tjera por shumë më të vështirë e kishin të shkaktonin hezitime tek opinioni, sidomos, ai i njohur si “të papërcaktuar”! Votat për pushtet në shtet u kryen dhe tani Ramës i duhen votat për pushtet në partinë, lider i së cilës është akualisht! Rama i shmangur nga opinioni por me angazhime të heshtura kërkon të tregojë “dhëmbët e të fortit” dhe të rimarrë, nëse mund të thuhet liderizmin ende të pa humbur por të zbehur pikërisht nga veprimet dhe kërkesat e disa prej mbështetësve të tij më të shumtë, sot rival posti ndonjëri prej tyre! Rama, ndonëse i mundur në zgjedhje dhe që nuk duket shumë në opinion këtyre ditëve, kërkon tani të rrezitet me hënë!Sipas disa parimeve të tija “demokratike bolshevike” mund edhe ti kujtohet për të mirën e tij një proverb rus se “hëna ndrit, por nuk ngroh”!
Se si do të dalë Rama varet nga mbështetësit që kërkon ti para takimit të pak ditëve të mbetura, në të kundërtën do shohim një tjetër skenar falsiteti të tij! Do shohim Ramën të transformuar në demokrat, do shihnim një ikje të një diktatori dhe falsifikuesi si një ikje prej “demokrati”!Do shihet sa njerëz grumbullojë rreth vetes para ditës së caktuar, sa njerëz do të ketë përreth tij dhe a do të jetë eventualisht i “tradhtuar“në votime!