Valeria Marini pozon seksi për revistën “Playboy”
Kohët e fundit ka pohuar dëshirën për t’u bërë nënë, pasi një fëmijë është ajo që i mungon më shumë në jetë. Sa për të tjerat, Valeria Marini nuk heq dorë nga roli i saj si ikonë seksi, që “Playboy” bëri çmos ta kishte. Fotografi joshëse të “divës së vërtetë të spektaklit italian”, shkruan revista, që e përcakton si “imazh të vetë dëshirës, mishërim i vetë asaj”. Forma të mrekullueshme, flokë biondë si të Merlin Monrosë, me të cilën krahasimi vjen natyrshëm dhe pa dyshime, pasi diva amerikane ishte e para që pozoi për revistën e meshkujve. Tani, për fat të mirë është radha e Marinit “Të përqafohet nga lepurushi më i famshëm në botë...”Një përrallë seksi e dedikuar për publikun e rritur, e dashur nga meshkujt, por edhe nga femrat, që tek ajo nuk shohin një rivale, por fqinjen, me të cilën mund të kërkojnë dhe japin këshilla. Fotografitë janë cilësuar si shumë sensuale dhe me nota erotike. Ajo është veshur me të zeza, taka të larta të kuqe dhe gjithçka tjetër të bën të ëndërrosh. Valeria di të jetë magjepsëse, në të njëjtën kohë sensuale, dhe për këtë arsye di të jetë edhe e natyrshme dhe spontane.
28 Gusht 2009