E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 kile më pak për një javë dietë

TIRANE- Zbuloni dietën që ju bën të humbisni 3 kile për vetëm 1 javë. Ndiqni këshillat e Summer Pages.

Për mëngjes të alternohen:
Një gotë qumësht i skremuar, 30g bukë dietike me një lugë të vogël mjalti ose reeli.
Një lëng karrote, një kos të vogël dietik, 20 g biskota të thata.
Një kafe dhe 200g fruta të freskëta
Në mesditë dhe pasdite, mund të pish lëng misri ose mund ta hash frutin e tërë.
E Hënë(e kuqe)
-> Për Drekë: 50 g makarona me domate dhe me borzilok; 250g spinaq , qepë dhe karrota të grira të përziera me një lugë vaj ;një
frut.
-> Për Darkë : një sallatë me fasule(50g); bizele dhe një vezë të vetme, përzier me një lugë vaj; 30g bukë dietatike; një frut.
E Martë(jeshile)
-> Për Drekë : Gjoks gjel deti, me zarzavate të pjekura në qeramikë ; fruta
-> Për Darkë : Pjeshkë sipas dëshirës, sallatë mikse; fruta
E Mërkurë(e kuqe)
-> Për Drekë : 50g spageti të përziera me dy lugë vaj , hurdhër dhe piper ; 250g zarzavate mikse; një frut
-> Për Darkë : Një miks me vezë dhe zarzavate e përgatitur në një tigan; 250g sallatë e përzier me një lugë vaj; 30g bukë dietike;
fruta.
E Enjte(jeshile)
-> Për Drekë : fruta të freskëta me bollëk , dy lugë fruta të thara.
-> Për Darkë : një sallatë me oktapod dhe me patate; zarzavate të grira ; një frut.
E Premte(e kuqe)
-> Për Drekë : 50g pilaf; 250g zarzavate të përziera ; një frut.
-> Për Darkë : 150g fileto ; 250g qepë dhe patëllxhane të pjekura në furrë ; 30g bukë dietike ; një frut.
E Shtunë, E Diel: Përsërit dy ditë të javës sipas dëshirës.
(m.a/summer pages/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›