E Diel, 1 Nëntor 2026

3 korrik 2002 Te nderuar miq, Kam kenaqesine te pershendes zhvillimin e kesaj konference dhe te shpresoj ne nje kontribut te pritshem pozitiv te saj ne perpunimin e strategjise kombetare mbi t

3 korrik 2002

Te nderuar miq,

Kam kenaqesine te pershendes zhvillimin e kesaj konference dhe te shpresoj ne nje kontribut te pritshem pozitiv te saj ne perpunimin e strategjise kombetare mbi teknologjine e informacionit dhe komunikimit.

Sot mund te thuhet pa hezitim se komunikimi dhe realizimi i tij ne kohe reale eshte bere tipar mbizoterues i epokes dhe politikave globale. Ai eshte nje nga sfidat kryesore te vendeve ne zhvillim dhe te Shqiperise dhe i perpjekjeve te tyre per garantimin e zhvillimit.

Ne te njejten kohe, ai eshte dhe nje shans i cmuar per te shtuar ritmet e zhvillimit kompleks dhe te qendrueshem ekonomik ne pergjithesi.

Sot, ne kerkojme te promovojme perpjekjet tona per hartimin e nje strategjie kombetare te teknologjise se informacionit dhe komunikimit, ne menyre qe te shmangim sprovat sporadike te kryera deri me tani, disbalancimet rajonale ne aplikimin e avantazheve qe afrojne teknologjite e reja dhe per te bere te mundur permiresimin e aksesit mbi informacionin dhe shperndarjen e tij ne shume plane, ne qeverisje, ne biznes, edukim dhe arsimim, si dhe per garantimin e transparences.

Ne shpresojme ne impaktin e jashtezakonshem qe do te jape ne dinamiken e zhvillimit te pergjithshem te vendit futja e ketyre teknologjive te reja, te cilat nga ana e tyre, do te afrojne gjithashtu nje ndikim te konsiderueshem ne ruajtjen e stabilitetit ekonomik, zhvillimit social, te infrastruktures ne nivelin e arsimimit dhe shendetit publik.

Kjo strategji do te jete nje pjese integrale e strategjise kombetare per zhvillimin e ekonomise dhe uljen e varferise, si edhe do te jete pjese e perpjekjeve tona dhe reformave komplekse qe jane duke u nderrmarre ne kuader te marreveshjes se stabilizim asociimit me BE-ne.

Qeveria shqiptare po studion dhe po kerkon te identifikoje mekanizmat ligjore dhe fiskale per te mundesuar shfrytezimin racional te avantazheve qe afrojne teknologjite e reja, si nje imput qe afron progresin.

Te nderuar miq,

Revolucioni i informacionit ne kohe reale, vitet e fundit ka shenuar nje progres domethenes dhe ne Shqiperi, por qe gjithsesi eshte ende larg standarteve nderkombetare te momentit.

Ndruaj se nje iniciative e tille mund te konsiderohet luks per Shqiperine, ku ende nuk eshte zgjidhur perfundimisht problemi i energjise elektrike, ku niveli i penetrimit te telefonise fikse eshte ende i ulet, e keshtu me rradhe. Por teknologjite e reja te informacionit dhe komunikimit krijojne kushte per zhvillimin e balancuar dhe dinamiken e sherbimeve te reja ne fushen e administrates publike, tregtise, sistemin bankar e tregjeve financiare, arsimit nepermjet edukimit ne distance, kujdesit per shendetin.

Aplikimi i teknologjive te reja te informacionit dhe komunikimit do te ndikoje ne permiresimin e padiskutueshem te qeverisjes, ne efikasitetin e saj ne rritjen e aksesit te publikut mbi informacionin dhe vendimmarrjen ne pergjithesi dhe ne monitorimin e ecurise se zbatimit te programit te saj.

Ne nuk po projektojme ecje ne nje fushe te pashkelur, perkundrazi po tentojme te shfrytezojme eksperiencen nderkombetare ne kete fushe dhe perfshirjen e Shqiperise ne kete rrjedhe te zhvillimit global.

Une besoj se ne nje periudhe edhe me te shkurter se c'mund te percaktojne shpresat e optimisteve ne kete drejtim, zhvillimi i teknologjive te reja te informacionit dhe komunikimit do te jene perfundimisht dhe nje realitet shqiptar.

Ju faleminiderit !

Ju faleminderit

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›