Kryeministri Pandeli Majko priti sot ne nje takim Gjeneralin Huseyin Kivrigoklu
Kryeministri Pandeli Majko priti sot ne nje takim te vecante, Shefin e Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura te Turqise, Gjeneralin Huseyin Kivrigoklu dhe ushtarake te tjere te larte qe e shoqeronin.
Ne takim u vleresuan marredheniet mjaft te mira qe ekzsitojne midis te dy vendeve tona, marredhenie te cilat jane reflektuar edhe ne bashkepunimin ne rritje midis Ushtrise shqiptare dhe asaj turke. Bashkepunimi I ngushte qe ekziston midis forcave tona te armatosura do te gjeje shprehjen e vet edhe ne angazhimin e ushtarakeve shqiptare ne forcat shumekombshe te paqes qe veprojne ne Afganistan, ku Turqia ka drejtimin e tyre, u shpreh Kryeministri Majko. Ky bashkepunim eshte ne interes te forcimit te paqes dhe sigurise. Ushtria shqiptare eshte tashme e pergatitur per te dhene kotributin e vet ne kete drejtim, gje qe e ka deshmuar edhe me forcat e saj paqeruajtse ne Bosnje-Hercegovine.
Shefi I Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Turke, Gjenerali Kivrigoklu, u shpreh I kenaqur me ecurine e bashkepunimit midis forcave te armatosura te te dy vendeve. Ne do te vazhdojme te kontribuojme ne modernizimin e ushtrise shqiptare. Ky modernizim do ti sherbeje reformimit te saj dhe do ti hape rruge integrimit te Shqiperise ne NATO, theksoi gjenerali Kivrigoklu. Turqia ka mbeshtetur projekte ne Shqiperi qe kapin vleren e $ 2.5 milion USD, te cilat po zbatohen ne bazen ushtarake te Pasha Limanit etj. Jemi te vetedijshem se bashkepunimi yne do te forcohet edhe me tej ne te ardhmen, u shpreh ai. Gjenerali I larte turk vleresoi arritjet e Shqiperise kohet e fundit, duke theksuar se sa here qe vjen ne Shqiperi shikon ndryshime te ndjeshme. Ne kemi shume shqiptare edhe ne Turqi. Ata jane te ingranuar ne shoqerine tone dhe jane bere pjese e jetes sone. Ndaj dhe nuk kemi asnje rezerve per angazhimin e trupave tuaja ushtarake ne forcat shumekombeshe ne Afganistan, te cilat jane te mirepritura per te dhene kontributin e tyre ne emere te paqes, sigurise dhe luftes kunder terrorizimit, nenvizoi Gjeneral Kivrigoklu.