E Diel, 1 Nëntor 2026

3 ligjet, Ambasadori i BE, Sequi: Shqiptarët e meritojnë Europën

TIRANE - Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi theksoi nevojën që axhenda evropiane e vendit të konsiderohet si prioritet nga partitë politike, gjatë fushatës elektorale që pritet të hapet zyrtarisht pas pak ditësh.

Duke folur në qendrën për informim të Bashkimit Europian, ambasadori Sequi theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është përgjegjësia e të gjithëve, ndërsa nënvizoi se Shqiptaret e meritojnë Europën.

“Integrimi varet nga angazhimi dhe përkushtimi i të gjithëve Besoj se shqiptaret e meritojnë Evropën dhe Shqipëria ka gjithë potencialin e mundshëm për ta realizuar këtë. Shqiptarët janë shumë pro-europianë dhe e duan Europën.” –u shpreh ambasadori Sequi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›