E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 ligjet, Dule: Të gatshëm për të votuar çdo akt ligjor për integrimin

TIRANË- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, një ditë pas apelit të kreut të LSI-së Ilir Meta për miratimin e 3 ligjeve që do i hapnin dritën jeshile vendit për në BE, shprehet se partia e tij është e gatshme për të votuar çdo akt ligjor për integrimin.

Dule gjatë një prononcimi për mediat vlerësoi se “larg statusit nuk na mbajnë 3 ligjet, por fryma politike”. Kreu i PBDNJ-së ka kritikuar qeverinë, pasi sipas tij mënyra sesi vendi qeveriset e rendit Shqipërinë ndër vendet me sistem politik hibrid.

“Mënyra e organizimit të zgjedhjeve dhe respektimi i votës, jetike. Rruga e integrimit, pas realizimit të zgjedhjeve të drejta”, thekson Dule.

Ndërkohë, duke iu referuar zhvillimeve më të fundit në KQZ, Dule thekson “për ne është e rrëzuar, duhet të riformohet, të ruajë balancën”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›