Shërbim wi-fi në Tiranë, dy orë falas çdo ditë për qytetarët
TIRANE – Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në ceremoninë e instalimit të shërbimit wi-fi në rrugët, sheshet dhe bulevardet kryesore të Tiranës, përfshirë dhe "Qytetin Studenti”. Ky shërbim do u mundësohet qytetarëve të Tiranës, dy orë në ditë falas në oraret që do i zgjedhin vetë ata.
“Dy orë falas internet në 15 pika të qytetit është pa dyshim një risi për Tiranën, për Shqipërinë dhe për shumë vende të rajonit por për mua si kryetar i Bashkisë, kjo ditë kur ne përurojmë këtë shërbim ka dy domethënie. Domethënia e parë ka të bëjë me faktin që ne po hedhim sot hapin e parë në drejtim të masivizimit të përdorimit të internetit nga qytetarët dhe në veçanti nga rinia pa kosto ose me kosto zero, dy orë në ditë. Natyrisht, ky është një hap i parë. Unë besoj se partneriteti me Eagle-Mobile dhe Alb-Telekom do të mundësojë që këto 15 pika brenda një kohe të shkurtër të shndërrohen në 150 pika deri në një mbulim të plotë të kryeqytetit, në mënyrë që çdokush që gjendet në Tiranë dy orë në ditë, të ketë të garantuar internetin falas por po kështu shpreh sot dëshirën time që të shoh në të njëjtën rrugë edhe të tjerët, kompanitë e tjera të rëndësishme të telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit në Tiranë, që nga kompanitë kryesore të telefonisë celulare e deri tek dhjetëra e dhjetëra, mbi 84 kompani të cilat japin sot shërbimin e internetit në qytetin e Tiranës”, – u shpreh Basha.
Kryebashkiaku Basha u ka bërë thirrje edhe kompanive të tjera të telefonisë në vend, të ndjekin shembullin e Eagle-Mobile, sikundër ka shprehur objektivin e tij që Tirana të ofrojë 24 orë internet falas në të gjithë ambientet e saj publike
“Duke falënderuar Eagle-Mobile për këtë hap të parë që hedh, duke treguar kështu lidership, jo vetëm në kuptimin teknologjik por edhe në kuptimin shoqëror dhe përgjegjësisë shoqërore I bëj thirrje të gjithë sektorit ta ndjekë këtë hap. Është pa dyshim diçka që do i shërbejë edhe sektorit të telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit në kuptimin afatgjatë, ndërsa për ne, qytetarët e Tiranës, në veçanti për rininë e Tiranës, për mua si kryetar i Bashkisë, objektivi do të jetë i përmbushur vetëm kur Tirana të ofrojë 24 orë internet falas në të gjithë ambientet e saj publike”, – theksoi z. Basha.
Shërbimi wi-fi ofrohet aktualisht në:
• Zona e Bllokut (rruga “Brigada VIII”, rruga “Pjetër Bogdani”, rruga “Ismail Qemali”,
rruga “Ibrahim Rugova”),
• Libri Universitar – Sheshi Wilson,
• Rruga e Kavajës,
• Rruga “Myslym Shyri”,
• Rruga “Sami Frashëri”,
• Zona e Parlamentit
• Prapa Muzeut Kombëtar (rruga “Dedë Gjo Luli”),
• Stacioni i Trenit (rruga “Reshit Petrela” & bulevardi “Zogu I”)
• Tregu çam (rruga “Çamëria” & rruga “Shyqyri Bërxolli”),
• Liceu & Rruga e Elbasanit,
• Pranë RTSH (rruga “Ismail Qemali”),
• Qyteti Studenti – sheshi “Demokracia”,
• Pedonalja / Shëtitorja “Murat Toptani” (3 hotspots),
(er.nu/BalkanWeb)