3 maj 2008 - Njoftim për shtyp
Në përmbushje të nenit 118, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit ka njoftuar deputetët në seancën plenare më të parë, lidhur me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm Për autorizim për procedim penal ndaj deputetit Fatmir Mediu, ka vënë në dijeni menjëherë deputetin Mediu, si dhe ka mbledhur Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, duke u vënë në dispozicion të gjithë anëtarëve kërkesën e mësipërme.
Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit është duke shqyrtuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, sikurse edhe në rastet e tjera, me vullnetin e palëkundur e të shprehur, për tiu përgjigjur pozitivisht çdo kërkese për autorizim për procedim penal ndaj secilit prej deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit fton deputetët e grupeve parlamentare, të mazhorancës dhe opozitës, që të përkrahin nismat ligjore, të ndërmarra nga mazhoranca që në vitin 2005 e në vazhdim, për miratimin e projektligjit për kufizimin e imunitetit të deputetëve për veprat penale, të kryera në ushtrimin e detyrës, duke iu bashkuar eksperiencave më të mira të parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe duke respektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias. Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.