E Shtunë, 31 Tetor 2026

26 mars 2008

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin për vlefshmërinë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore   Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e tij të datës 26 mars  2008, vazhdoi shqyrtimin nen për nen të  projektligjit Për vlefshmërinë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore. Ishin të pranishëm në mbledhje, Ministri i  Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, specialistët e kësaj ministrie: Irfan Tarelli, Skënder Tole dhe  Gordana Sudar, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së ish- pronarëve  A. Vorbsi dhe  A. Toro. Gjatë kësaj mbledhje,  u debatua gjatë  për nenin 9 të projektligjit dhe rreth riformulimit që kishin sjellë për këtë nen,  përfaqësuesit e Ministrisë. Përfaqësuesit e shoqatës së ish pronarëve  paraqitën propozimet e tyre për këtë nen. Shqyrtimi i projektligjit do të vazhdojë në mbledhjen e  ardhshme të Komisionit.   (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 27 82 93).   Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit
Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›