1 prill 2008
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton projektligjin për arsimin parauniversitar
Në mbledhjen e datës 1 prill 2008, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik filloi diskutimin në parim të projektiligjit Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 7952, datë 21.6.1995 Për sistemin arsimor parauniversitar, të ndryshuar.
Objekt i këtij projektligji është krijimi i Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, me karakter këshillimor, në mbështetje të politikave të zhvillimit të arsimit parauniversitar që ndjek Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Gjatë diskutimit në Komision, u pa e nevojshme prania e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës në një mbledhje të dytë, për të dhënë shpjegime më të plota për problemet që u ngritën gjatë shqyrtimit të projektligjit.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 27 82 96).
Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvillon një seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë
Në mbledhjen e datës 1 prill 2008, të Komisionit për Ekonominë zhvilloi një seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.
Në mbledhje ishin të ftuar përfaqësues të: Konfindustrias, të Dhomës së Tregtisë të Shqipërisë, të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë dhe të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Gjatë hartimit të projektligjit, shoqatat e biznesit kanë qënë pjesë e diskutimit dhe disa propozime të tyre janë marrë në konsideratë, por ata në këtë mbledhje paraqitën vërejtjet e tyre për disa pika, të cilat Komisioni do t`i ketë në vëmendje gjatë diskutimit të tij.
Në këtë seancë dëgjimore, deputetët vetëm drejtuan pyetje dhe kërkuan sqarime nga përfaqësuesit e biznesit.
Diskutimi i projektligjit vazhdon në mbledhjet e ardhshme. (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 23 46 12.) Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin për komunikimet elektronike Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e tij të datës 1 prill 2008, vazhdoi shqyrtimin e projektligjit Për komunikimet elektronike. Ishin të pranishëm në mbledhje specialistja e Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve Alketa Mukavelati dhe përfaqësuesit e kompanisë celulare Vodafone, Krenar Loloçi dhe Evis Karandrea. Fillimisht, përfaqësuesja e Ministrisë iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të Komisionit. Më tej u kalua në diskutime.
Në përfundim të diskutimeve, Komisioni vendosi ta miratojë në parim projektligjin dhe, gjatë shqyrtimit nen për nen, bëri vërejtje për pika të veçanta të neneve 1, 2 dhe 3, të cilat do të pasqyrohen në raportin e Komisionit për seancë plenare. Shqyrtimi i projektligjit do të vijojë në mbledhjet e ardhshme ku do të jenë të fuar dhe përfaqësuesit e shoqatave të operatorëve të telekomunikacionit. (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 27 82 93). Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit
Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.