Nuk jam sulmues

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të luajë në pozitën e qendërsulmuesit. Trajneri Jose Mourinho ka vendosur që ta lërë në bankën e rezervistëve sulmuesin që nuk bind, Karim Benzema dhe, duke e pasur parasysh lëndimin e Gonzalo Higuain, është pikërisht portugezi që duhet të sakrifikohet për t’u vendosur përpara Leite Kakas në sulm.
“Nuk dëshiroj të luaj qendërsulmues. Për gjashtë muaj do të mungojë një sulmues dhe sa më përket mua, nuk e preferoj këtë rol. Është e nevojshme të vijë një lojtar i tillë. Po flitet për një sulmues të madh si Van Nistelrooy, do të ishte i mirëseardhur. Jam i kënaqur nëse arrijnë lojtarë me mentalitet fituesi. Sa më shumë që vijnë, aq më mirë. Edhe Fernando Llorente është lojtar i madh dhe trajneri e pëlqen, sepse i ka karakteristikat e një sulmuesi tipik”, theksoi Ronaldo për të përditshmen spanjolle Marca.
Ish futbollisti i Manchester United nuk mendon se ndeshja e kthimit me Barcelonën do të jetë vendimtare për titull të kampionit në La Liga, sepse, shton ai, ka ende ndeshje për t’u luajtur deri në fund të sezonit.
Ai dëshiron të fitojë sa më shumë trofe me Real Madridin, të cilët do t’i preferonte përpara trofeut personal ‘Topi i Artë’. Për Ronaldon, favoritët e Ligës së Kampionëve këtë sezone janë: Manchester United, Barcelona, Real Madrid dhe më pas një grup tjetër skuadrash si Bayern Munchen, Milan e Inter, por jo edhe Chelsea.