E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top 11-shi i UEFA-s

Nga Express më 20 janar 2011 në ora 11:09

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), përmes ueb faqes së vet zyrtare, e ka publikuar skuadrën ideale të vitit 2010. Në këtë listë, pjesa dërrmuese vijnë nga Barcelona. Klubin katalunas e përfaqësojnë plot gjashtë futbollistë: mbrojtësit Pique e Puyol, mesfushorët Xavi e Iniesta dhe sulmuesit David Villa e Lionel Messi.

Ndërsa dy futbollistë arrijnë nga kampioni botëror, evropian dhe italian, Inter. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Maicon dhe mesfushorin ofanziv Sneijder.

Me dy lojtarë përfaqësohet edhe klubi më i madh spanjoll, Real Madrid. Portieri Iker Casillas dhe sulmuesi Cristiano Ronaldo, kanë hyrë në Top 11 të UEFA-s.

Ndërkaq, Chelsea mund të mburret me një përfaqësues – mbrojtësin e krahut të majtë, Ashley Cole.

Ky është formacioni më i mirë sipas UEFA-s, i cili u votua nga lexuesit e kësaj ueb faqeje në një listë prej 60 kandidatëve.

Portier
Iker Casillas

Mbrojtës
Maicon
Pique
Puyol
Ashley Cole

Mesfushorë
Iniesta
Xavi
Sneijder

Sulmues
Cristiano Ronaldo
David Villa
Messi

Trajner
Jose Mourinho

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›