3 raste të tjera me virusin “A”, Ylli: Priten analizat
Shënohen 3 raste të tjera të prekur me virusin e gripit “A”. Të prekurit janë 2 studentë dhe një qytetarë nga Tirana, ndërkohë priten analizat përfundimtare. ISHP-ja bën të ditur se sot mbërrijnë Tamiflutë e porositura. OBSH
TIRANE- Tre raste të tjera, dy student dhe një qytetarë i Tiranës janë konstatuar me virusin e gripit “A”, ndërsa priten analizat përfundimtare të cilat do të vërtetojnë nëse këta shtetas janë të prekur nga gripi i derrave. Lajmi konfirmohet nga drejtori i përgjithshëm i Insitutit i Shëndetit Publik Alban Ylli. Ai deklaron se mbi 20 raste që dyshohen për virusin AH1N1 janë duke u analizuar.
“Sot pranë ISHP-së janë duke u përpunuar 20 raste të dyshuar, janë identifikuar rreth tre raste me grip të tipit “A” i cili ka shumë gjasa të jetë virusi i ri me natyrë pandemike, megjithatë duhet të presim konfirmimin përfundimtarë. Bëhet fjalë për dy udhëtarë dhe një banorë i Tiranës”- u shpreh Drejtori i përgjithshëm i ISHP-së Alban Ylli
Ndërkohë sot mbërrijnë edhe 1500 paketat e para të Tamiflusë. Drejtuesit e ISHP-së bëjnë të ditur se do të krijohet një rezervë prej rreth 5000 paketash, e mjaftueshme për të përballuar fazën e parë të pandemisë në vend.
“Presim të mbërrijë pranë ISHP-së sasia e parë e Tamiflusë e porositur, ndaj nuk e kemi më imediat çështjen e skadencës të tabletave”- tha Ylli.
Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të parët që do të vaksinohen kundër virusit AH1N1 janë bluzat e bardha, punonjësit në institucionet që ofrojnë shërbime për qytetarët, fëmijët, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik. (a.r/news24/balkanweb)