Elbasan, gjendet trupi i pajetë i një 69 vjecari
Pas njoftimit të bërë nga kalimtarët e rastit policia dhe grupi hetimor, nga vendgjarja bëri të mundur identifikimin e kufomës, që i përket Lonidha Çaraboshit banues në lagjen “Haxhias” në Elbasan, i konsideruar i zhdukur prej 2 ditësh.
ELBASAN- Një 69 vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në afërsi të thertores në lagjen “Shenkoll” të Elbasanit. Pas njoftimit të bërë nga kalimtarët e rastit policia dhe grupi hetimor, nga vendgjarja bëri të mundur identifikimin e kufomës, që i përket Lonidha Çaraboshit banues në lagjen “Haxhias” në Elbasan, i konsideruar i zhdukur që prej dy ditësh.
69 vjecari ishte shpallur në kërkim nga policia pas largimit nga banesa e tij. Kufoma u dërgua në morgun e spitalit rajonal, ndërsa sipas të dhënave paraprake u konstatua se mbi të nuk kishte shenja dhune dhe dyshohet se vdekja e 69 vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrore.
(e.n/News24/BalkanWeb)