E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e policit ne Peqin. Kryhen homazhet

Policit të vrarë një ditë më parë në Peqin, në krye të detyrës, Zabi Cakës, I janë bërë homazhet e fundit. Në nderim të tij janë vendosur kurora me lule dhe i janë përcjellë mesazhe ngushëllimi familjarëve nga kryeministri I vendit Sali Berisha si dhe përfaqësues të lartë të policisë në vend. Kryeministri shprehu ngushëllimet më të thella për oficerin Zabi Caka duke vlerësuar vendosmërinë e tij për zbatimin e ligjit.

“Shpreh të gjithë hidhërimin, pikëllimin  e thellë, ngushëllimet për oficerin Zabit Caka të rënë në krye të detyrës të rënë burrërisht me një trimëri, me një vetëmohim të paparë. Të ngushëlloj familjen, të ngushëlloj qytetarët e Peqinit, të ngushëlloj shokët bashkëluftëtarët e tij në komisariatin e”- tha Berisha.

Më pas nderimet për oficerin e vrarë u zhvendosën në Elbasan. Trupi i pajetë i oficer Zabi Cakës do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të qytetit.

Ai humbi jetën një ditë më parë gjatë një aksioni të policisë për kapjen e disa personave që po kryenin vjedhjen e transformatorit që furnizonte me energji ujësjellësin e zonës. Po aksioni I policisë është përballur me një breshëri plumbash e cila ka marrë jetën e 50- vjeçarit Zabi Caka. Efektivi I policisë kishte 25 vjet që ushtronte detyrën e policit dhe së fundm ai patrullonte në rrugët e qytetit të Peqinit. Ai ishte babai I 5 fëmijëve, 4 vajzave dhe një djali në emigracion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›