E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, zjarr i fuqishëm në Kutal

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë ditën e sotme kurorën e pishave të fshatit Kutal në rrethin e Përmetit. Flakët e zjarrit rrezikojnë një lagje të këtij fshati. Ndërkohë që përhapja e zjarrit favorizohet nga era e fortë.
 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 20 forca policie dhe 2 zjarrëfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit. Po ashtu në ndihmë të këtyre forcave ka shkuar edhe një zjarrëfikse e ushtrisë. Ende nuk dihet shkaku i rënies së këtij zjarri.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›