E Diel, 1 Nëntor 2026

30 ditë burg për 18 vjeçaren, Nazime Visha: E vrava për vetëmbrojtje

Nuk doja të vrisja Fiqiri Mucën,e bëra pa dashje për vetmbrojtje.18 vjecarja Nazime Visha me këtë fjali dhe krejt e qetë ka përkufizuar ngjarjen e tre ditëve më parë të ndodhur në Kërrabë të Tiranës.

Para Gjykatës e akuzuara për vrasjen e 45 vjecarit nuk ka dashur të japë detaje, duke pranuar thjeshtë fajësinë e krimit. Prokuroria e Tiranës në seancë ka kërkuar masën burg për 18 vjecaren, pasi provat e mbledhura në vendngjarje, deklarimet e vetë vajzës në polici dhe vetë ngjarja është tepër e dënueshme, për këto e dyshura duhet të qëndrojë prapa hekurave. Sipas prokurorit Blerim Tominja, Nazimja ka qëlluar 29 herë me kallashnikov, nga të cilat 5 kanë sjellë vdekjen e Mucës.
 

Ndërkohë avokatja mbrojtëse, Vjollca Pustina, kërkoi hetim pa masë sigurie për 18 vjecaren. Kjo për faktin se ceshtja është shumë komplekse dhe vajza është bashkëpunetore e Prokurorisë. Pasi dëgjoi palët gjykatësi Neritan Cena vendosi burg me afat 1 mujor për Nazime Vishën.
 

Ndërkaq pas seancës, xhaxhai i 18 vjevcarës hedh poshtë akuzat e familjarëve të viktimës se vajza është ndihmuar nga dikush tjetër për të kryer krimin. Sipas tij këto janë aludime, të cilat nuk qëndrojnë dhe duhen të vërtetohen.
 

Prokuroria dhe policia do të kenë në dispozicion të tyre 30 ditë afat për të vërtetuar akuzat për Nazime Vishën. Nazime Visha akuzohet nga Prokuroria për veprën e “vrasjes me dashje” dhe “armëmbajtjes pa leje”, akuza që nëse vërtetohen rrezikon dënim mjaft të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›