E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harta e zjarreve, ja ku po digjet ende Shqipëria

Shqipëria është përfshirë prej flakëve ditët e fundit dhe pikërisht për të parë nga afër situatën një helikpoter i Forcave të Armatosura së bashku me drejtues të Emergjencave Civile kanë vëzhguar situatën nga ajri. Që prej disa ditësh mali i Priskës ndodhet nën pushtetin e flakëve, ndërkohë ajo që vërehet nga helikopteri është fakti se edhe me ndihmën e Forcave të Armatosura vatra e zjarrit është drejt fikjes.
 

Inspektimi më pas ka vijuar në qytetin e Klosit, pyjet e të cilit gjithashtu janë përfshirë prej flakëve.Më pas fluturimi vazhdoi mbi Qytetin e Peshkopisë, ku vihet re se në komunën Selishte një sipërfaqe e konsiderueshme e pyjeve është e mbuluar prej tymit. Ndërkohë që flakët nuk kanë lënë pa prekur edhe pyjet në pikën turistike të Lurës. Aty mund të shohësh qartë një sërë vatrash zjarri të reja e të vjetra.
 

Drejtori i Emergjencave, Civile Alfred Olli në përfundim të inspektimit ka sqaruar situatën e krijuar prej zjarreve dhe masat e mara. Olli bën thirrje që të krijohet një task-forcë për të identifkuar personat që kanë shkaktuar qëllimisht zjarre.
 

Shqipëria por edhe një sërë vendesh të tjera të Ballkanit për shkak të temperaturave të larta dhe zjarrvënies së qëllimshme janë përfshirë prej flakëve. Gjithsesi ajo që vlen të theksohet është fakti se tashmë situata është nën kontrolll dhe pritet që shirat e parë që parashikohen të bien në fund të këtij muaji, të zhdukin përfundimisht vatrat e zjarrit që kanë përfshirë vendin.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›