E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në familjen e Fiqiri Muçës: Vrasja e kryer në bashkëpunim

Në shtëpinë e Fiqiri Mucës, në fshatin Kullë të Manzës priten dhe përcillen njerëz për ngushullime. 3 ditë pas ekzekutimi të 45 vjecarit, familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku sipas tyre implikuesit në të nuk është vetëm vajza, por edhe anëtarë të tjerë të familjes.
 

Gruaja e viktimës, Mynyre Muca, rrëfen se ka patur dyshime të kësaj lidhjeje jashtë martesore, por te gjithe historine e ka mesuar nga 250 mesazhet e harruar tëFiqiriut që kishte harruar ti fshinte nga celulari i tij. Ajo fajeson 18 vjecaren, Nazime Visha, si autoren kryesore te kesaj ngjarje.
 

Ndërsa babai i Fiqiri Muçes, Zyber Muça thotë se në këtë vrasje është përfshirë familja Visha, duke paralajmëruar se vrasje pa gjykim nuk ka.
 

Ndërsa vëllai i viktimës Medi Muca, jep një tjetër variant. Ai thotë se ekzekutimi ishte përllogaritur mirë. Sipas tij, Fiqiriu ka marrë mesazhe kërcënuese dhe telefonata anonime.Për ngjarjen që ndodhi mesnatën e së hënës, Nazime Visha është e dyshuara e parë e ekzekutimit të përdhunuesit Fiqiri Muça, 45 vjeç. Ndërkohë familjarët e viktimës shprehen të vendosur se nëse nuk zbardhet e plotë ngjarja, do të ketë vetëgjygjësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›