30% gra në institucione,deputetët rrëzojnë ligjin
Prej pesë mbledhjes radhazi Komisioni parlamentar i Ligjeve nuk po arrin të miratojë ligjin “Për barazinë gjinore”.
BLEDAR HOTI
Afrimi me 30 për qind të gjinisë femër në çdo fushë të jetës, siç e parashikon ligji, ka sjellë edhe batuta ndërmjet deputetëve, por në të njëjtën kohë ka stepur të zgjedhurit e popullit për të miratuar projektin siç ishte paraqitur nga qeveria dhe grupet e interesit. Problemet me nenet e shumta të paraqitura në këtë projektligj kanë shkaktuar dhe debate me deputetët me femrat, që përfaqësonin grupet e interesit. Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka kërkuar rishikimin e terminologjisë së përdorur në nenet e këtij drafti, pasi barazi gjinore mund të kërkojë edhe të drejtat e punësimit të homoseksualëve. “Ju keni theksuar se duhet 30 % gra dhe 30 % burra në administratë. Po pjesa tjetër e administratës me çfarë do të mbushet. Mos lini evazione se do të na nxirrni probleme, do të na ngrihen edhe homoseksualët të na kërkojnë të drejtat e tyre. Se mund të ndodhë si në vitin 1991, kur erdhën nga Këshilli i Evropës dhe kërkuan mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve”, iu drejtua Majko anëtarëve të komisionit. Ndërsa deputeti Pal Dajçi me tone humori i është drejtuar Majkos, se “duhet të kenë edhe femrat lesbike të drejtat e tyre”. Socialisti Majko ka kërkuar rishikimin e pikës “d” të nenit 20, ku kërkohet që “administrata dhe çdo institucion tjetër duhet të sigurojë mbi 30 % të secilës gjini, në organet administruese të procesit të zgjedhjeve, qendrore dhe vendore”. Masa 30 për qind përfshin të gjitha nivelet e punësimit, edhe në nivelin shtetëror dhe në sektorin privat. Kjo ka shkaktuar dhe tone humori për këtë sanksionim. “Unë dua të marr roje në punë, roje nate, s’mund të marr gra në këtë profesion”, iu drejtua Pal Dajçi.
Anastasi
Konstitucionalistja Aurela Anastasi ka deklaruar se kjo është primare për të zbatuar standardet e kërkuara. Në nenin 27 parashikohej që ministri t’i japë përparësi në konkurse të punësimit, grave. Sipas draftit, ministri i Punës mund të gjobisë ministrat e tjerë që nuk e zbatojnë kuotën e parashikuar në ligj. “Ky sanksionim bie në kundërshtim me ligjit e Nëpunësit Civil. Gjithashtu, nuk mundet që ministri të gjobisë ministrin pasi janë në të njëjtin nivel. Ligji “Për nëpunësit civilë”, është miratuar me 84 vota në Kuvend, nuk mund të detyrojë ky ligj, që të zbatohet masa prej 30%, pasi apriori ka përparësi ligji, që është miratuar me shumicë të cilësuar të votave”, deklaroi Fino. Socialisti Fino pati kontestime dhe për nenin ku thuhej se: “Dispozitat e këtij ligji shtrijnë efektet e tyre edhe të vetëpunësuarit, për punët që kryhen në punët e shtëpisë”. “Kjo do të thotë se nëse një shtetas ka një grua në shtëpi për të kryer punët e shtëpisë, duhet të marrë në punë një burrë që të krijoj barazi gjinore. Hiqeni këtë nen se është turp dhe të bën për të qeshur”, deklaroi Fino.
Batutat në komision
Pandeli Majko: Ndajeni këto ç’janë 30 për qind gra, 30 për qind burra, po pjesa tjetër e 40 për qindëshit çfarë do të jetë. Se mos na ngrihen edhe homoseksualët.
Pal Dajçi: Mund të kërkojnë edhe lesbiket të drejtat e tyre
Pandeli Majko: Saktësojeni mirë këto përqindjet kështu. Pse edhe në polici dhe në ushtri do të ketë rishikim të barazisë gjinore. Caktojini specifikat e punës.
Fatos Beja: Neni 25 ka probleme, sepse kjo varet nga nevojat e punës se, nëse ka më shumë sekretare e duhen më shumë shoferë, duhet të kundërtën. Duhen berberë apo berbere. Atëherë i ofroj të dy, të thuash se duhen vetëm berbere për gra dhe burra
Pandeli Majko: O Fatos nuk quhen berbere, por parukiere
Fatos Beja: E thashë kështu se në kohën e Enverit, kur gratë do të bëheshin berbere, u hap një fushatë, s’pati sukses. Ndërsa tani, sot janë burrat që venë e qethen te gratë.
Pandeli Majko: Po pse Vatikani lejon priftërinjtë të marrin meshkuj dhe jo gra.
Pal Dajçi: Nuk e kemi me punë besimi Majko
Fatos Beja: Kërkoja Papës atë, mos na ngatërro me këto punë
Pandeli Majko: Kërkoja ortodoksisë dhe myslimanëve, janë absolutisht tradicionalisht ato. Pse nuk e kanë 50 me 50.
Pal Dajçi: Unë kam orë nate, jam i detyruar ta marr burrë, pse duhet ta marr grua. Janë disa vende pune që duhen të merren burra.
Bashkim Fino: Duhet riformatuar neni 29 për punët që kryejnë gratë në punët e shtëpisë. Tani, ti më thua se unë kam një grua në shpi, duhet të marr një burrë tani. Me këtë ligj më thua mos merr një grua për të bërë punët e shtëpisë dhe merr një burrë.
Fatos Beja: S’mund të detyrosh njëri ti që ka tre gra në përbërjen familjare, e ka një lokal ku duhet të marrë tre burra.
Bashkim Fino: Ja ta mbyll me këtë shprehje unë: Kam në Gjirokastër të punësuar një grua me punë me grep, tani ti më thua që unë ta heq atë të marr një burrë. Hiqeni nenin 29 se është për të qeshur.
Pandeli Majko: E shoh unë se shumë shpejt do të krijohet shoqata për mbrojtjen e burrave, nëse miratohet ky ligj.