Kriza e tretë globale e naftës dhe Shqipëria
Prof.Dr. Anastas ANGJELI
Ekonomia globale, edhe gjatë gjysmës së parë të këtij viti, vazhdon të përjetojë tronditje të forta Në themel të kësaj tronditje, janë kriza e tregjeve të naftës, ajo e çmimeve të produkteve ushqimore si dhe tronditjet e tregjeve valutore. Kjo periudhë, në përgjigje të përmasave të tronditjes, problemeve, ndikimeve dhe pasojave të saj, është karakterizuar nga veprime, reagime dhe kundër reagime të ndryshme, në shkallë globale, rajonale dhe kombëtare. Tronditja e ekonomisë globale ka vënë në lëvizje dhe përballje qeveritë dhe liderët e tyre në vendet më të zhvilluara (vendet e G-7 dhe G-8, përfshi dhe Kinën e Indinë,) diplomacinë politike dhe ekonomike të tyre, organizatat më të fuqishme ekonomike e financiare ndërkombëtare FMN, BB, vendet e BE-së, OPEC-ut, prodhuesit kryesorë të naftës, Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Emirateve të Bashkuara, OKB-në (FAO) etj. Nga ana tjetër, sidomos në reagim të krizës së naftës, janë përballuar mes tyre qeveritë e vendeve të ndryshme dhe kartelet e naftës, me lëvizjet e protestat e sindikatave dhe shoqatave të konsumatorëve të ndryshëm të naftës dhe energjisë, ato të transportit rrugor, ajror, të fermerëve dhe peshkatarëve etj.
Këto dhe fenomene të tjera që po shoqërojnë këtë situatë, dëshmojnë se tronditja e ekonomisë globale, në përgjithësi, dhe ajo e naftës në veçanti, është sa reale dhe shqetësuese. Kjo është aq e vërtetë saqë, kriza aktuale në tregjet ndërkombëtare të naftës po pagëzohet me emrin “kriza e tretë globale e naftës”. Po përse, çfarë ishin “kriza e parë dhe e dytë e naftës”? Kur dhe si ndodhën ato dhe çfarë implikimesh sollën?
KRIZA E PARE DHE E DYTE E NAFTES
(Kriza e viteve 1973 dhe 1979)
Kriza e parë e naftës, ajo e pas viteve 1970, u shfaq dukshëm në fillim të vitit 1973, atëherë kur çmimet në tregjet ndërkombëtare të naftës filluan të rriten me shpejtësi, duke nxjerrë në pah, thuajse për herë të parë, implikimet dhe pasojat me fenomenet e tjera të ekonomisë globale.
Me gjithë zbutjet që pësoi kjo krizë nga vitet 1976, ajo në fillim të vitit 1979 u rishfaq përsëri për t’u bërë një fenomen global shqetësues me implikime të tjera, të reja në ekonominë globale dhe vende të ndryshme.
Disa nga karakteristikat kryesore (veçori dhe implikime) të krizës së parë të naftës mund të përmenden:
- Çmimet u rritën me shpejtësi në vendet kryesore importuese të naftës;
- Në disa vende, si SHBA, Norvegji, Britania e Madhe, që kishin rezerva të konsiderueshme të naftës, në krahasim me vende të tjera të industrializuara, monedha e tyre kombëtare pati prirje për tu’ vlerësuar në raport me monedhat e vendeve të tjera;
- Ekonomia e SHBA-së (pas kësaj krize) filloi të përmirësohej, pas rënies që dollari amerikan kish pësuar në vitin 1970 (politika e re ekonomike e Niksonit), pasi u rrit kërkesa për mallrat amerikane dhe përmirësimet që u shënuan në bilancin e pagesave të SHBA-së, duke bërë që SHBA të ndryshonte në përmirësim politikat ekonomike, fiskale e monetare dhe ekonomia amerikane të rigjallërohej;
- Në vendet joeksportuese të naftës filloi të shfaqej inflacioni;
- Vlera e monedhave në tregjet valutore, vazhduan luhatjet e forta të tyre;
- Kriza e parë e naftës ndryshoi shpejtë vlerën e pasurisë së vendeve të OPEC-ut, duke sjellë ndryshime edhe në këto vende në politikat e zhvillimit ekonomik e sidomos infrastrukturor të tyre;
- Vendet e OPEC-ut, në këmbim të naftës kërkonin dollarë dhe realisht ato grumbulluan dollarë në sasi të konsiderueshme në bankat e Londrës dhe të Nju Jorkut, duke bërë që të lindte në këtë mënyrë fenomeni i petrodollarit, që filluan të përdoreshin në investime fitimprurëse nga bankat;
- Gjithashtu, petrodollarët filluan të përdoreshin nga bankat për të dhënë kredi (borxhe) vendeve në zhvillim, duke shënuar një rritje të borxheve për periudhën 1973-1985, në më shumë se 25%, duke bërë që të zhvillohej, ndoshta më tepër se sa duhej apo disi jashtë realitetit (politika e interesave, ajo e eksporteve) çështja e borxheve, duke u orientuar drejt lindjes së një krize tjetër, asaj të borxheve të vendeve në zhvillim dhe pleksjes së saj me krizën e naftës;
- Tronditjet sociale në vendet që u prekën nga kjo krizë u shtuan;
- Sistemi monetar ndërkombëtar u trondit dhe filloi plasaritjen e tij.
Nga kriza e parë e naftës, në të dytën, “ndërprerja” ishte jo shumë e gjatë (çmimet e naftës u stabilizuan në vitin 1976 pas shumë raundesh e takimesh të institucioneve ekonomike financiare ndërkombëtare dhe vendeve kryesore prodhuese të naftës) dhe në vitin 1979, tregjet ndërkombëtare të naftës u tronditën përsëri nga rritja e çmimeve të naftës. Kësisoj, kriza u rishfaq duke mbartur dhe zhvilluar karakteristikat e krizës së parë, duke i zhvilluar më tej ato dhe duke u pleksur me fenomene e karakteristika të reja si:
- Kriza e dytë e naftës u gërshetua me krizën e borxheve, e cila u bë një realitet i rëndë për vendet në zhvillim, sidomos në fillim të vitit 1982, ku gati 20 vende shpallën pamundësinë e tyre për kryerjen e pagesave bankare, duke bërë të lindte në vitin 1986 një treg i ri, ai i borxheve;
- Deri në vitin 1980 kemi një pleksje të krizës së naftës, me rënien e vlerës së dollarit amerikan dhe rritjen e inflacionit dhe rritjen e rënies ekonomike (fenomenin e stagflacionit) në ekonominë amerikane;
- Në vitet ‘80, ish-presidenti i SHBA-së, Regan, shpalli programin e masave ekonomike për daljen nga kriza dhe rigjallërimin e ekonomisë amerikane (Reganekonomia);
- Kriza e naftës, ajo e ekonomisë globale ndikoi në përpjekjet për reformimin e sistemit monetar ndërkombëtar dhe institucioneve ekonomike e financiare ndërkombëtare dhe të politikave të tyre;
- Pas vitit 1986, tregjet e naftës, përgjithësisht u stabilizuan me luhatje jo shumë të forta, për gati 20 vjet, deri në vitin 2005, ku kjo krizë u rishfaq dhe vazhdon me tronditje të forta.
KRIZA E TRETE (AKTUALE) E NAFTES
(NGA TAKIMI I G-8 NE JAPONI TEK - TAKIMI I NAFTES NE ARABINE SAUDITE)
Fundi i vitit 2004 dhe fillimi i vitit 2005, kur çmimi i naftës e kaloi shifrën mbi 40 USD barreli dhe arriti shifrën mbi 75 USD, sinjalizoi një krizë të tretë globale të naftës. E kështu, ndërsa rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe tronditja e këtyre tregjeve nuk po ndalen, vendet e G-8 (përfshi dhe Kinën e Indinë) “nxituan” të takohen e diskutojnë për këtë çështje, dy javë më parë në Tokio të Japonisë. Dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe. Vrapi i rritjes së çmimit të “arit të zi të tokës -naftës”, sipas deklarimit të bërë në këtë takim, i nisur nga fillimi i vitit 2005, në mes të muajit qershor 2008, arriti vlerën e tij më të lartë, atë prej 140 USD barreli, duke shënuar një pesëfishim të çmimit në krahasim me vitin 2002, apo një dyfishim të tij brenda një viti (me gjithë deklarimin e Arabisë Saudite se do të rrisë prodhimin e naftës me 200 mijë fuçi në ditë). Analistë, ekspertë, institucionet ekonomike ndërkombëtare nuk kanë ngurruar të deklarojnë se në fundvitin 2008, çmimi i naftës do të kapë shifrën e 200 USD barreli, ndërsa “zëra” nga Rusia sinjalizojnë se kjo shifër mund të arrijë deri në 250 USD, duke arritur në përfundimin se tashmë e “ashtuquajtura kriza e tretë e naftës (pas asaj të viteve 1973, 1979) po shndërrohet në një kërcënim serioz për ekonominë globale”. Prandaj, ndikimet e kësaj situate nuk mund të mos konsiderohen nga ekonomitë dhe situatat energjetike, në vende të ndryshme, në të gjitha anët e globit (përfshi edhe vendin tonë Shqipërinë).
Gjithashtu, në këtë takim, vendet e G-8, së bashku me Kinën dhe Indinë analizuan edhe situatën – krizë të naftës, në tregjet ndërkombëtare, duke shprehur shqetësimin e tyre më të madh, por dhe vlerësimin, angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre më efektiv me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare (FMN, OPEC), për perspektivën e kësaj situate. Ato i kërkuan FMN-së të dalë me një raport konkret për gjendjen e krizës dhe ndikimin e saj në ekonominë globale, efektet, pasojat, ndarjen e faktorëve realë me ata spekulativë, lidhjet me rënien e dollarit dhe masat për kapërcimin e gjendjes.
Por me sa duket, përpjekjet nuk po reshtin. Weekend-in që shkoi, në Riad të Arabisë Saudite u zhvillua një takim tjetër i më se 30 ministrave të Energjisë, TAKIMI I NAFTES, në të cilin mori pjesë dhe Kryeministri britanik, Gordon Brawn. Edhe në qendër të këtij takimi, megjithëse nuk u arrit ndonjë kompromis i madh, ishin debate për marrjen e masave për daljen nga kriza e tretë e naftës. Shumica e pjesëmarrësve në këtë takim bashkohen me mendimin se vendet prodhuese të naftës duhet të rritin prodhimin e naftës, pasi oferta e pamjaftueshme për të ka ndikuar në spiralen e çmimit të naftës dhe të krizës së saj. Me gjithë pretendimin e prodhuesve kryesorë të naftës, se rritja e çmimit të naftës është rrjedhojë më tepër e spekulimeve në treg, Arabia Saudite vendosi ta shtojë prodhimin e naftës edhe me 200 mijë fuçi në ditë, pas shtesës prej 300 mijë fuçi në maj të këtij viti. Ndërkaq, para nisjes për në këtë takim, Kryeministri britanik, Gordon Brawn theksoi se, “... duhet të ulim pavarësinë nga nafta, të investojmë në energjinë atomike dhe në energjinë me origjinë burime të ripërtëritshme”.
Karakteristikat kryesore të krizës së tretë globale të naftës (krizës aktuale) mund të përmblidhen:
- Kjo krizë është pjesë e krizës aktuale të ekonomisë globale;
- Eshtë e pleksur dhe e gërshetuar me krizën globale të ushqimeve, me tronditjen në tregjet valutore, (raportet dollar/euro);
- Eshtë e ndikuar reciprokisht me recensionin ekonomik në SHBA, me krizën e kredive të shtëpive, me rënien e vlerës së dollarit amerikan, rritjen e papunësisë, rritjen e inflacionit (rishfaqjen e stagflacionit);
- Kjo krizë është e lidhur dhe me ndryshimet klimaterike globale;
- Ka ndikimin e vet edhe në fenomenet dhe proceset inflacioniste në vendet e Evropës dhe të Azisë;
- Ka rritur spekulimet në tregjet e naftës, por edhe përpjekjet për ta luftuar këtë spekulim;
- Ka ndikuar në rritjen e kostos së prodhimit në vendet importuese të naftës;
- Ka ndikuar negativisht në situatën energjetike të vendeve problematike në këtë fushë;
- Ka shkaktuar tronditje sociale (protestat masive në shumë vende) në vendet e prekura nga kriza e naftës;
- Tronditja e tregjeve të naftës, ndryshimet klimaterike globale dhe veçanërisht parashikimet e prodhimit të naftës dhe kërkesa për të (në milion fuçi (barrela) për ditë) deri në vitin 2030, (vendet anëtare dhe joanëtare të OPEC-ut), gjithashtu, nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e investitorëve për rritjen e investimeve në fushën e prodhimit energjetik, në të gjitha alternativat, pavarësisht qëndrimeve të rezervuara të qarqeve ambientaliste dhe antiglobaliste;
- Në këtë mënyrë, kjo krizë ka rritur presionin mbi vendet prodhuese të naftës (OPEC-ut) për rritjen e prodhimit të naftës, por edhe në vendet e zhvilluara për ndryshime në politikat e zhvillimit të prodhimit të naftës (SHBA) dhe të burimeve energjetike;
- Më në fund, nëse kriza globale ushqimore ishte deri diku e paparashikuar, ajo e naftës ishte disi e paralajmëruar, pra jo e rastit. Në tryezat ku vendoset “fati i zhvillimeve globale”, ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes çështja se si do të vazhdonte kriza e naftës dhe cila ishte perspektiva e zhvillimit të energjisë (përfshi dhe energjinë nukleare), naftës dhe gazit në ekonominë e sotme dhe të ardhme globale etj.
KRIZA AKTUALE E NAFTES DHE SHQIPERIA
Zhvillimet dhe kriza aktuale globale në përgjithësi dhe ajo e naftës në veçanti, nuk mund të mos këtë ndikimet e veta dhe implikimet e saj në ekonominë dhe jetën sociale të vendit tonë. Kjo jo vetëm sepse ne jemi një ekonomi e vogël dhe relativisht e hapur, por edhe për faktin se për gati 18 vjet po përjetojmë një krizë të stërzgjatur e të ricikluar energjetike dhe se gati dy të tretat e nevojave për naftë plotësohen nga importi. Konkretisht këto implikime dhe ndikime duken në:
- Aspektin ekonomik dhe financiar të shtetit në përgjithësi, duke ndikuar negativisht në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit, pasi kriza e vitit që shkoi dhe ajo që pritet në vitin në vazhdim është më e rënda dhe me efekte negative shumë të mëdha në ekonomi), por edhe për faktin se ndikimet dhe pasojat ekonomike e financiare (buxhetore) të kësaj krize energjetike si dhe presionet inflacioniste dhe të rritjes së çmimeve, jo vetëm të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe brenda vendit, por edhe ato të naftës në tregjet ndërkombëtare të saj, janë tashmë prezente në ekonominë tonë, pse jo dhe kërcënuese (veçanërisht kriza energjetike);
- Aspektin e zhvillimeve sektoriale të ekonomisë tonë duke ndikuar negativisht në zhvillimin e sektorëve të veçantë, si bujqësi, industrinë agro-ushqimore, peshkim, transport, turizëm etj., përmes rritjes së kostos së prodhimeve dhe shërbimeve në këta sektorë;
- Aspektin e shtimit të tronditjeve sociale dhe të thellimit të varfërisë në vend, pasi megjithëse reagimi për këto probleme nuk ka marrë formën e protestave masive, si në shumë vende të tjera të Evropës, Azisë etj., (për shkak të nivelit jo të lartë të zhvillimit e organizimit sindikalist në bujqësi, peshkim, transport etj.), rritja e ndjeshmërisë së konsumatorëve është e dukshme, pasi ata ndjejnë peshën në rritje të këtij problemi në buxhetet e tyre familjare;
- Kjo duket qartë edhe në faktin se krahas vazhdimit të rritjes së çmimit të energjisë, konsumatorët shqiptarë po i godet rëndë edhe rritja brenda një kohe të shkurtër e çmimit të karburanteve në vend, e cila pritet të arrijë në 200 lekë për litër.
Padyshim, që përballimi dhe minimizimi i kësaj krize në vendin tonë kërkon marrjen e një sërë masash dhe konkretisht:
- Vazhdimin e punës për përmirësimin e menaxhimit ekonomik e financiar dhe të procesit të privatizimit të sektorit energjetik në vend;
- Shtimin e investimeve vendase dhe të huaja, afatmesme dhe afatgjata në këtë sektor, duke synuar burime alternative, pse jo edhe të energjisë atomike dhe të energjisë që bazohet në burimet e ripërtëritshme. Padyshim që sa i përket çështjes së energjisë atomike, ajo nuk duhet të trajtohet si një slogan propagandistik dhe elektoral (se në këtë moment vetëm i tillë është), por si një fillim për krijimin e kushteve për zhvillimin e tyre. Kjo, sepse në vendin tonë mundësia për ndërtimin e një centrali atomik do së paku 12-15 vjet, sepse duhet të plotësohen shumë kushte që mungojnë, si në aspektin ligjor, të sigurisë së brendshme e të jashtme të një centrali atomik, të burimeve njerëzore, të lëndës së parë dhe të teknologjisë etj., të cilat aktualisht në Shqipëri nuk ekzistojnë;
- Vazhdimin e zhvillimit dhe investimit e të privatizimit të sektorit të naftës në vend, duke u bazuar në kushtet e tregut;
- Në përmirësimet në politikën fiskale dhe tatimore për naftën (taksa speciale, mënyrë efikase e përdorimit të TVSH-së që të ndikojë në mënyrë fikse mbi çmimin e karburanteve, për një periudhë të caktuar kohe, tek konsumatorët – “sipas propozimit Sarkozi”) etj;
- Në ushtrimin e një kontrolli rigoroz mbi spekulimet e abuzimet në tregun e brendshëm;
- Në ndërtimin dhe aplikimin e masave kompesuese të këtyre fenomeneve për familjet në nevojë, me të ardhura të pakta dhe të pensionistëve (dhe jo me pseudodeklarime të rritjes së pensioneve që nuk përballojnë as indeksimin e inflacionit të deklaruar) etj.
* * *
Megjithëse implikimet dhe pasojat e krizës së ekonomisë globale, në përgjithësi, dhe asaj të naftës në veçanti, janë prezent në ekonominë shqiptare ende nuk po merren masa dhe aksione konkrete për minimizimin e tyre. Eshtë koha për hartim, veprim dhe zbatim të politikave të reja në këtë sektor, duke reflektuar zhvillimet globale dhe nevojat e ardhshme të ekonomisë sonë.