Ruçi: Dialog me LSI para, gjatë e pas zgjedhjeve
Kryetari i Asamblesë Kombëtare socialiste, Gramoz Ruçi, gjatë një interviste në “Vizion Plus”, shprehet se qëndrimi i
Presidentit Topi në rastin e dekreteve për Gjykatën e Lartë, tregon tentativën e tij për të treguar pavarësinë e institucionit që drejton ndaj partisë që e propozoi. “Kemi të bëjmë me një tentativë të parë të Presidentit të vendit, Bamir Topi, për të dhënë sinjalin e parë, që ai kërkon të jetë i pavarur nga partia, e cila e zgjodhi atë President. Nga ana tjetër kemi të bëjmë me kundërshtimin e Partisë Demokratike, e cila mesa duket që në momentin e parë, pavarësisht se ka tre vjet në pushtet, filozofia dhe psikologjia e saj qeverisëse është që jo pavarësia e organeve të pavarura, por varësinë e tyre duke filluar që nga institucioni i Presidentit, pra votën Topit ata ia paskan dhënë për ta patur nënkryetar të Partisë Demokratike, dhe jo president”, tha Ruçi. Sipas tij, kryeministri i maxhorancës qeverisëse kërkon të zaptojë drejtësinë me militantë të tij.
“Absolutisht nuk është thjesht dhe vetëm çështja e Gërdecit. Sot kemi një qeveri të anatemuar jo vetëm nga opozita, por nga gjithë publiku për mjaft afera kriminale, siç është çështja e Gërdecit. Kështu që gjithë tentativa që po bëhet, gjasme në emër të mbrojtjes së vendimit të ashtuquajtur të Gjykatës Kushtetuese, fshihet që në fund të fundit Partia Demokratike dhe lidershipi i Partisë Demokratike kërkojnë që Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë ta uzurpojë me militantë partie, me qëllim që të marrë në mbrojtje aferat e anëtarëve të qeverisë”, u shpreh Ruçi. Numri dy në PS, duke analizuar situatën brenda të majtës, kërkon bashkëpunim me LSI para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. “Bëjmë thirrje që asnjëherë nuk është vonë, me qëllim që të vendosin urat e bashkëpunimit dhe dialogimit si përpara fushatës elektorale, gjatë fushatës elektorale dhe mandej për mandatin e ardhshëm qeverisës, të qeverisjes së të majtës”, tha Ruçi. a.l.