E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 të vrarë në sulmin kamikaz në juglindje të Iranit

Hartë në persisht e Sistan Baluçestanit në kufi me Pakistanin
Sipas medias iraniane sulmi është kryer nga grupi militant sunit, Jundullah
Irani thotë se disa komandantë të lartë të Gardës së vet Revolucionare si dhe udheheqës fisnor janë në mesin e rreth 30 vetëve të vrarë gjatë një sulmi kamikaz në juglindje të vendit.
Media shtetërore thotë se një ose kamikaz patën si objektiv një takim të udhëheqësve fisnor në provincën juglindore të Sistan-Baluçistanit në afërsi me Pakistanin.
Zona gjëndet në rrugën e kalimit të drogës mes Afganistanit dhe Evropës perëndimore dhe atje ka pasur një kryengritje prej kohësh.
Media iraniane ka sugjeruar se sulmi është kryer nga një grup militant sunit, Jundullah, i cili ka luftuar në përpjekje për të përmirësuar të drejtat fetare, etnike dhe ekonomike për minoritetin Baluç të Iranit.
Teherani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se mbështet Jundullah.
Por Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin dhe i cilësuan njoftimet iraniane për përfshirjen e amerikane në to, si tërësisht false.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›