E Diel, 1 Nëntor 2026

BDI, përshëndet vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Maqedoni

Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.
"Akti i sotëm mbyll një proces të mundimshëm dhe të gjatë të mbylljes së kontesteve të trashëguara nga e kaluara mes dy shteteve te reja në Ballkan dhe hap perspektiva të reja në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, që i kontribojnë paqes së qëndrueshme, stabilitet të plotë dhe prosperitetit të kësaj pjese të Ballkanit Perëndimor. Presim që pas këtij akti të hapet rruga edhe për ratifikimin sa më të shpejtë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes ministrive dhe dikastereve të ndryshme, respektivisht të të dy shteteve fqinje", deklaroi Ermira Mehmeti-Devaja, zëdhënëse e BDI-së, në konferencën e sotme për shtyp.
"Në fund akti i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Maqedonisë dhe Kosovës është përgjigjja më e mirë për të gjithë kundërshtarët tanë lidhur me atë se si bëhet politikë e përgjithshme shtetërore konstruktive dhe me përkushtim", theksoi ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›