E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftë me policinë, vritet i kërkuari në Kurbin

Një 40 vjeçar nga Puka ka mbetur i vdekur në vend gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me policinë e qarkut të Lezhës, pas një operacioni për kapjen e tij. Elidon Prendi, i dënuar më parë dhe i dyshuar si autor i disa grabitjeve me armë është ekzekutuar, pasi ka tentuar të përdor një granatë dore në drejtim të policisë në Kurbin.
 

Burime nga policia e Lezhës kanë bërë të ditur se Elidon Prendi lëvizte me një identitet tjetër të përshkruar si Alfred Seferi.

40-vjeçari, i cili kërkohej prej kohësh nga policia kishte edhe precedentë të mëparshëm kriminal. Në banesën e marrë me qera nga viktima, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe materiale të vjedhura prej tij, ndërsa janë shoqëruar edhe 3 persona të cilët mendohet se janë bashkëpunëtor të 40-vjeçarit Prendi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›