E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviç: Serbia s’mund të largojë institucionet nga veriu

BEOGRAD- Politikani më kontravers i veriut të Kosovës, Oliver Iivanoviç, ka kundërshtuar ashpër deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkes se Serbia duhet të heqë institucionet paralele në Kosovës.

Sipas tij, Serbia nuk mundet të largojë institucionet e veta në Kosovë, pasi kështu nuk do të mundej të ndihmonte serbët atje. “Serbia ka obligimin dhe të drejtën që të ndihmojë serbet e Kosovës” ka thënë Oliver Ivanoviç, sekretar i përgjithshëm në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, cituar nga websajti Lajmeshqip.

“Institucionet paralele janë të vetmet që ekzistojnë në këtë pjesë dhe për serbët përfaqësojnë mbijetesën e tyre. Këto institucione shërbejnë që serbët të mbijetojnë dhe mendoj se Serbia nuk mundet të heqë këto institucione”- ka nënvizuar Ivanoviç.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›