E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, qëlluan mbi kamarieren, arrestohet i dyshuari i dytë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një të dyshuar për vrasje . Mësohet se i ndaluari është shtetasi Gazmend Selimaj, 38 vjeç. Selimaj akuzohet për vrasjen me armë zjarri të 23-vjeçares Agnesa Thomai.

Ngjarja ka ndodhur me 21 tetor të 2011-tës në një lokal në rrugën “Rinia” pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Thomai punonte si kamariere në lokal, ndërkohë që Selimaj sëbashku me Mirjan Dedën kanë qëlluar me armë mbi të, nën pretekstin se iu është vonuar porosia.

Mirjan Deda, në cilësinë e të dyshuarit të parë është arrestuar më herët nga policia.

Tani të dy të arrestuarit do të përballen me akuzën e “vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›