E Diel, 1 Nëntor 2026

300 banorë të Orikumit bllokojnë rrugën nacionale

Rreth 300 banorë të Orikumit kanë protestuar dje në orët e para të mëngjesit. Objektivi i protestës nuk ka qenë i panjohur në zonë, pasi edhe pak ditë më parë banorët e ish NBU-së kanë protestuar për shkeljen që po i bëhet ligjit 7501. Ata janë ndalur përpara Bashkisë së Orikumit për rreth një orë. Kanë marshuar në bulevardin kryesor, për të bllokuar më tej rrugën nacionale në urën e Orikumit për rreth një orë, duke penguar qarkullimin e automjeteve. Banorët janë shprehur se nuk do të shkojnë në votime pa u zgjidhur problemi i tokave të tyre.

Protestuesit kanë akuzuar Zyrën e Kthimit dhe Kompensimit të Tokave. Sipas protestuesve, 460 persona punonjës të ish-ndërmarrjes NB Orikum kanë përfituar tokë në përdorim sipas ligjit 7501, mbas prishjes se Ndërmarrjes Bujqësore. Ndërsa ata dhe pse kanë kërkuar shumë herë që kjo tokë t‘u jepet në pronësi, ashtu si dhe zonës së Radhimës, Dukatit dhe Tragjasit, kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër si nga bashkia, ashtu edhe nga qeveria.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›