E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Berisha të përgjigjet për krizën ekonomike

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi dje se Kryeministri duhet të vijë urgjentisht në Kuvend në mocionin për debat. "Të sqarojë këtë moment të rrezikshëm dhe tepër delikat për të sotmen dhe të ardhmen e ekonomisë shqiptare", u shpreh Vasili. Sipas tij, LSI vazhdon të jetë shumë e shqetësuar për krizën e rëndë ekonomike në të cilën është zhytur vendi. Duke e vlerësuar të tillë, LSI ka dorëzuar në protokollin e Kuvendit një kërkesë për mocion për debat. "Berisha flet për masa të marra nga ana e tij dhe që lidhen me buxhetin normal të shtetit e që s‘kanë asnjë lidhje me krizën dhe zgjidhjen e saj", theksoi Vasili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›