PS:Privatizimi i OSSH-së me procedura abuzuese
Deputeti socialist, Andis Harasani, konstatoi dje se është e patolerueshme që qeveria "Berisha" vazhdon u faturon qytetarëve shqiptarë borxhet e paaftësisë dhe të korrupsionit. "Është e patolerueshme që Kryeministri Berisha vazhdon të akuzojë opozitën se po ndjell krizë! Logjika ekonomike e Berishës është logjika e atyre plakave që kujtojnë se ndjellin shiun", tha Harasani. Vendimi i para dy ditëve i qeverisë shqiptare, sqaroi ai, ka ulur me më shumë se 50 për qind vlerën e operatorit të shpërndarjes. "Borxhet i kalojnë KESH sh.a., asetet i kalohen OSSH dhe kështu me radhë ulen dhe detyrimet e OSSH", nënvizoi Harasani. Na lejoni t‘iu kujtojmë, tha ai, që nëse katër vite më parë OSSH regjistronte një fitim mbi 100 milionë euro, sot ajo shitet për gjysmën e këtij fitimi njëvjeçar!.