300 mije shqiptare ne shesh kunder dhunes Luljeta Ndoka

Mitingu madheshtor i organizuar dje ne kujtim te 20-vjetorit te rrezimit te komunizmit, duket se i ka dhene nje dimension tjeter fjales "miting". Ndryshe nga sa ishim mesuar kohet e fundit, kur mitingjet, protestat e demonstratat kishin te njejten kryefjale: Dhunen, dje rikujtuam se mbledhjet masive te organizuara nga politika dhe shoqeria civile, jane edhe paqesore, madje festive. Nuk pati asnje shenje dhune, goditjeje, militantizmi te keqperdorur ne mbledhjen masive te organizuar me rastin e 20-vjetorit te ardhjes se demokracise. Pati vec gezim ne syte e pjesemarresve, lule, kenge dhe liri. Te ndikuar nga te premtet "e zeza" te ketij fillimviti, njerezit pesuan nje krize psikologjike dhe pothuaj "alergji" ndaj ketyre mbledhjeve masive. Por, dje ata paten mundesine ta vleresojne kete fenomen ne nje kontekst pozitiv. Dhe, me siguri jo vetem nga koncerti qe paten mundesine te ndiqnin "live". Paqja qe u percoll nepermjet fjalimeve dhe deshira per integrim dhe evropianizim i beri edhe njehere njerezit te vleresonin se turmat e njerezve nuk mblidhen vetem per te rene pre e percudnimit te gjithckaje, por edhe per te vleresuar ate cka ne jemi tani. Demokracidashesit e nisen "tubimin" e tyre rreth ores 11.00 te paradites se djeshme dhe ne oren 12.00, moment kur ishte lajmeruar nisja e mitingut madheshtor, te gjithe ishin aty. Nuk u moren me ngjarjet e dhunshme te koheve te fundit te cilat sollen "sindromen e te premtes se zeze", por u moren me ate dite kur ne filluam te marrim fryme lirisht: Me 20-vjetorin e rrezimit te simboleve komuniste. Dhe, nje ngjarje e tille, padyshim qe duhej festuar. Kenget, lulet, brohorimat ne vleresim te demokracise, pas nje diktature te eger 50-vjecare, mbushen kryeqytetin. Dhe, ne shesh, kishte njerez pa dallim bindjeje politike. Ata qe kane vuajtur te pakten nje here nga ajo diktature vrasese, me ze e nen ze, vleresuan rrezimin e komunizmit, dhe ardhjen e demokracise. E pra, mitingu i djeshem, te cilin opozita nuk ngurroi ta quante edhe antimiting, por qee ne fakt nuk pati elemente te tille, na tregoi se populli mund te tubohet edhe per te respektuar vlerat dhe jo vetem per te sulmuar me, e pa arsye. Ne ndonje dite tjeter te afert, ata nuk do te kene me frike te mblidhen per te tilla arsye, vec nese zhgenjehen edhe nje here tjeter nga dhuna dhe sulmi antikonformist.
Liria, e percuar nepermjet koncertit festiv
Me mijera qytetare nga Tirana, por edhe te ardhur mjaft nga rrethe te ndryshme te vendit, paten mundesine dje te shijonin koncertin festiv madheshtor qe mbante emrin "20 vjet liri". Te pranishmit paten mundesine te ndiqnin performancat e kengetareve Ciljeta Xhilaga, Flori Mumajesi, Jonida Maliqi, Anjeza Shahini, Eranda Libohova e te tjere. Ata ia shtuan edhe me shume ngjyrat kesaj dite te madhe perkujtimore te ngjarjes historike te 20 viteve me pare, kur busti i ish-diktatorit u rrezua dhe u mor zvarre nga turma anti-komuniste.
"Miting model" e ka cilesuar mitingun e djeshem Gerti Bogdani, kreu i Forumit Rinor te Partise Demokratike, gjate nje deklarate per shtyp. Ai ka falenderuar te gjithe ata simpatizante te cilet iu bashkuan kesaj dite, duke e cilesuar si nje date historike qe solli lirine.
300 Mije Pjesemarres ndoqen mitingun madheshtor te PD-se prej ores 12.00 te dites se djeshme, e deri ne perfundim te tij. Kjo eshte shifra zyrtare e dale nga FRPD dje, menjehere pas perfundimit te festimeve me rastin e 20-vjetorit te rrezimit te simboleve komuniste.
20 Shkurti I vitit 1991, ishte dita qe shenoi ndryshimin e madh ne vendin tone. Pikerisht ne kete dite shqiptaret antikomuniste rrezuan bustin e Enver Hoxhes, duke e terhequr ate zvarre. Cdo vit, kjo dite perkujtohet si dita qe solli demokracine ne Shqiperi dhe i dha fund diktatures.