E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, konkursi për xhaminë, sot afati i fundit për aplikim

TIRANE-Dita e sotme është afati i fundit që studiot e projektimit e arkitekt të huaj mund të marrin pjesë në konkursin e shpallur nga Bashkia e Tiranës, për projektin e xhamisë së re dhe muzeut të harmonisë fetare. Burime pranë Bashkisë bene te ditur per te perdishmen Gazeta Shqiptare se ka pasur një interes të madh në lidhje me këtë konkurs, nga studio prestigjioze me famë botërore.

Ky konkurs do jetë i ndarë në dy faza, faza e parë do mbyllet më 25 shkurt, ku do për-zgjidhen disa prej projekteve më të mira. Ndërsa faza e dytë dhe e fundit, do të finalizohet më 2 prill, ku do të shpallet dhe projekti përfundimtar për xhaminë dhe muzeun e Tiranës, të cilat do të ndërtohen në lulishten mbrapa Pallatit të Kulturës.

Elementët kryesorë të xhamisë do të jenë holli i faljes, biblioteka, salla shumë funksionale, salla e mbledhjeve, mjediset e shërbimit dhe parkimi nëntokësor. Ndërsa muzeu i ri do të jetë i ndarë në tri pjesë, jo proporcionalisht të njëjta, por sigurisht komplementare me njëra-tjetrën: Ekspozita e Tiranës, ekspozita e bashkëjetesës fetare dhe ajo e persekutimit të fesë gjatë regjimit komunist.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›