Zgjedhjet e 8 Majit, KQZ cakton sot komisioneret PS: Nuk cojme emra
TIRANE-Sot pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të diskutojë për "66 projekt-vendimet për plotësimin e vendeve vakante në Komisionet Zonale të administrimit zgjedhor, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 8 maj 2011".
E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur se Partia Socialiste ka vendosur që të mos dërgojë emrat e komisionerëve në KQZ për zgjedhjet e 8 majit, deri në garantimin e këtij institucioni se mund të administrojë një proces të rregullt zgjedhor.
Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj,- tha dje, për "Gazeta Shqiptare" se "KQZ-ja duhet të japë prova që mund të bëjë një proces të rregullt". Sipas tij, "problemi nuk qëndron tek propozimi i emrave", por "kjo KQZ nuk jep prova për zgjedhje korrekte". "Emrat për KZAZ mund të çohen në çdo moment", - deklaroi përfaqësuesi i PS-së në këtë komision, por kur KQZ-ja nuk krijon besueshmëri, kjo është më shumë se problematike për një zgjedhjet e 8 majit.
Sic thekson e perdishmja, Gazeta Shqiptare, sipas përfaqësuesit socialist në këtë komision, Genc Gjonçaj, "nuk bëhet fjalë që PS-ja të jetë jashtë zgjedhjeve", por kreu i KQZ-së duhet të gjejë zgjidhjen jo me vendime ekstraligjore.
Nga ana e tij, kreu i KQZ-së paralajmëroi se nëse dy partitë e opozitës nuk do të emërojnë përfaqësuesit e tyre në KZAZ, atëherë ato do të zëvendësohen me studentë, avokatë, mësues. Deri tani, emrat e anëtarëve të KZAZ-ve janë dorëzuar nga PD-ja dhe LSI-ja. Kjo situatë ka krijuar një ngërç edhe në punën e KQZ-së dhe nuk dihet se çfarë zgjidhjeje do të japë sot, ky komision, pjesë e të cilit nuk kanë qenë prej disa mbledhjesh edhe përfaqësues të opozitës.
(d.b/BalkanWeb)