E Shtunë, 31 Tetor 2026

300 tregtarë protestojnë kundër vendimit nga tregu industrial



Fier - 300 tregtarë të tregut industrial kanë zhvilluar një protestë treorëshe para godinës së Bashkisë Fier. Protestuesit kundërshtojnë vendimin e nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e fundit për largimin e tyre nga tregu industrial dhe vendosjen në një treg tjetër me kushte moderne. Tregtarët u grumbulluan para godinës së Bashkisë për të kryer një takim me kryebashkiakun Baftjar Zeqaj. Pasi kanë hedhur parulla të ndryshme, një përfaqësi prej tetë vetash ka kryer një takim me nënkryetarin e kësaj bashkie, Jani Fuli. Ai i ka pohuar përfaqësisë se tashmë Këshilli Bashkiak e ka marrë vendimin për largimin e 300 tregtarëve nga vendi i tyre i mëparshëm, pasi aty do të kryhet rikonstruksioni i stadiumit të lojërave me dorë e para tij është parashikuar një lulishte, shatërvan e park çlodhës. “300 tregtarët do të zhvendosen në një treg tjetër me kushte më komode, në një godinë të mbuluar, me ujë e drita 24 orë, por edhe me tualete. Ky është një vendim i Këshillit Bashkiak”, - tha Fuli. Pas kësaj deklarate tregtarët u shprehën se nuk dëshironin të shkonin në atë treg, pasi sipas tyre, nuk ka vend për të gjithë dhe hapësira e shitjes është e vogël.

6 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›