Gjyqësori. Sekretaret pa arsim të lartë rrezikohen të mos përfitojnë shtesë page
Ligji më i ri nuk saktëson se çdo të ndodhë me pagat e këtyre punonjëseve. Në ligj nuk është parashikuar për arkivistet, magazinierët, shoferët dhe pastrueset
Laureta Rryçi
Tiranë - Një pjesë e mirë e sekretareve në Gjyqësor rrezikohen të mos përfitojnë nga rritja e pagave për shkak të arsimit. Ngërçi ka ardhur pas miratimit të ligjit për pagat e reja për administratës gjyqësore. Në ligjin e ri për këtë kategori thuhet se shtesa në pagë do të përfitonin ato që kanë arsim të lartë. Mirëpo, duke qenë se deri vonë nuk ishte kriter arsimi i lartë për sekretaret, pjesa më e madhe e tyre janë me gjimnaz. Për pasojë, ende nuk është përcaktuar nëse kjo kategori që ka vite të tëra që punojnë si sekretare gjyqësore nëpër gjykatat e vendit do të përfitojnë ose jo rritje page. Ligji më i fundit që është miratuar nuk ka përfshirë se çdo të ndodhë me arkivistet, magazinierët, shoferët e gjykatave, pastrueset. Në të përcaktohet një rritje page vetëm për specialistë. Mirëpo nuk përcaktohet qartë se kë do të përcaktojë kancelari i gjykatës si specialist të administratës që ka në varësi. Këto probleme mendohet se fillimisht i ka hasur Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, e cila shpërndan edhe fondin për pagat për këtë administratë.
Vendimi
Falë vendimit më të fundit, u miratua struktura dhe nivelet të pagave të punonjësve të administratës gjyqësore në mënyrë të njëjtë me nëpunësit e tjerë të administratës publike. Kategoritë e nëpunësve janë caktuar në mënyrë të njëjtë me nëpunësit civilë në institucionet qendrore. Kategorizimi i nëpunësve në pozicionin “specialist” do të bëhet me miratimin e strukturës dhe organikës së çdo gjykate, të cilët janë parashikuar të jenë në dy kategori.
Gjithashtu, paga për emërtesën “Përgjegjës i Shërbimeve Mbështetëse në Gjykatën e Krimeve të Rënda” është parashikuar të jetë në kategorinë III. Kjo strukturë është e domosdoshme dhe kusht i vendosur nga Bashkimi Europian për menaxhimin e godinës. Në të njëjtën godinë gjenden Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Prokuroria e Krimeve të Rënda e Shkallës së Parë dhe Apelit, por menaxhimi do të bëhet nga kjo strukturë, sepse të gjitha pajisjet dhe sistemet janë unike dhe të centralizuara për godinën. Infrastruktura e godinës, duke qenë e specializuar dhe moderne, kërkon një menaxhim të specializuar, i cili nuk mund të kryhet nga kancelari. Për specialistët e teknologjisë së informacionit, ashtu si edhe në institucionet e tjera të administratës publike, është parashikuar shtesa për kushte pune në masën 10 000 lekë në muaj.
Pagat
Po me iniciativë të ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e strukturës dhe të nivelit të pagave të punonjësve të administratës gjyqësore, të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit. Ky vendimi u ndërmor në kuadër të ndryshimeve tërësore në legjislacionin e sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, me qëllim reformimin e këtij sistemi. Administrata e pushtetit gjyqësor nuk ka pësuar reformë në paga për një periudhë të gjatë kohore. Në këtë mënyrë, nivelet e pagave në këtë administratë nuk krijojnë një motivim në punë të specialistëve e drejtuesve të tyre, gjë që ka ndikuar në realizimin në kohë e në cilësi të detyrave. Nga miratimi i strukturës dhe i niveleve të pagave të punonjësve të administratës gjyqësore në mënyrë të njëjtë me nëpunësit e tjerë të administratës publike do të përfitojnë rritje page 457 punonjës, ku përfshihen edhe specialistët e kompjuterëve (IT) dhe kryetarët e Degës së Buxhetit. Efekti ekonomik vjetor i llogaritur në buxhetin e vitit 2009 është në masën 129 806 847 lekë.
Tabela
Përgjegjësi i Shërbimeve mbështetëse në Gjykatën e Krimeve të Rënda 68500
Kryesekretar gjyqësor 51500
Kryetar dege 51500
Sekretar gjyqësor 39000
Specialist 39000
Specialist 29000
6 Shkurt 2009