OST: Sot punime dhe kufizime në linjën 220 kilovolt Rrashbull-Tiranë
sot, më 6 shkurt 2009, punime në linjën 220 kilovolt Rrashbull-Tiranë. Burime zyrtare të OST-së bënë të ditur se, "si pasojë e këtyre punimeve sot (të premten) do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 12:00-15:00, në qytetet e Durrësit, Kavajës, Vlorës, Lushnjës dhe Fierit". Sipas burimeve, OST-ja kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe biznesit për shqetësimet që mund të krijohen gjatë 3 orëve të punimeve në këtë linjë.
Kuvendi miraton sërish në krye të bordit të ERE-s Bujar Nepravishtën
Kuvendi emëroi dje kreun e Entit Rregullator të Energjisë, duke riemëruar në atë post drejtuesin e mëparshëm, Bujar Nepravishta. Në seancën e radhës të zhvilluar dje ligjvënësit miratuan Bujar Nepravishtën si kryetar të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE). Gjatë seancës të Kuvendit u miratua edhe projektvendimi "Për emërimin e anëtarit të bordit të komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë, Shkëlqim Bozgo".
6 Shkurt 2009