E Hënë, 2 Nëntor 2026

302, tuneli i arratisjes 11 metra

05/02/2005  Veprat e të dënuarëve me burgim të përjetshëm dhe të vipave që janë duke kryer dënimin në Burgun 302 vazhdojnë të shtohen. Nuk ka kaluar shumë kohë kur ky institucion vuri përballë drejtësisë, drejtues dhe oficer roje si dhe të dënuar për krimin e arratisjes. Për 24 orë rresht të dënuarit, që mbahen në një prej burgjeve më komode dhe në mes të Tiranës, mendojnë se si të gjejnë mënyrën për tu arratisur. Protagonist i këtyre "veprave" që mbeten të papërfunduara ka qenë gjithmonë Gazmend Braka. Ndërkohë që tentativa e fiundit, ndonëse flitet se është kryer prej tij, ende nuk është konfirmuar.

Zbulimi

Toka që dridhej në këmbët e oficerit të rojes dhe pllakat që lëviznin nga vendi kanë dhënë alarmin. Në orën 7.30 minuta të mëngjesit të djeshëm forcat e policisë së Burgut 302 në bazë të një plani masash ishin duke bërë një kontroll fizik të ambienteve jashtë murit të burgut. Për të kryer këtë kontroll disa ditë më parë ishte dhënë një informacion se mund të tentohej për të depërtuar në ambientet e burgut. Gjatë këtij kontrolli në ambientet e jashtme, pikërisht në oborrin e administratës së burgut, vetëm një metër larg hyrjes kryesore që ndahet me rrugën automobilistike Mine Peza, u konstatua se ishin kryer punime nëntoksore. Këto punime synon drejt murit rrethues të burgut 302 me një distanc rreth 12 metra dhe 27 metra larg ambienteve ku vuajnë dënimin të dënuarit. Në oborrin e administratës së Burgut 302, 1 metër e gjysmë brenda murit rrethues ishte hapur një tunel. Hapja e këtij tuneli të nëndheshëm, i zbuluar nga informatorët e policisë, e kishte fillimin brenda një dyqani lulesh, që ndodhej përball institucionit të sigurisë së lartë, në rrugën "Mine Peza". Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Engjëll Hysi, është identifikuar personi që kishte marrë dyqanin me qira prej disa kohësh dhe që i ishte futur punës për të ndihmuar arratisjen spektakolare të të dënuarëve. Nga mjedisi i brendshëm i dyqanit deri në brendësi të murit rrethues të burgut, tuneli ishte hapur 11 metra i gjatë. Ndërkohë që gjatësia deri në murin e regjimit të brendshëm ishte 27 metra. Ndërsa dihej pika ku kishin mbërritur punimit nga policia në orët e para të mëngjesit nuk dihej pika ku kishin filluar ato. Kështu një qen ka bërë të mundur zbulimin e dyqanit të luleve. Qeni i specializuar për të identifikuar gjurmët, është futur në tunel brenda oborrit të administratës dhe më pas ai ka dalë në mjediset e dyqanit të luleve. Sipas drejtorit të përgjithshëm Engjëll Hysi, dyqani në momentin kur është bërë identifikimi i fillimit të punimeve ishte i mbyllur. Por nuk është dashur shumë kohë që forcat e specializuara të gjejnë pronarin e vërtetë të tij e më pas të identifikojnë personin që e kishte marrë me qira. Hysi tha dje se për shkak të hetimeve që po bëhen emri i personit që kishte marrë dyqanin e luleve me qira nuk bëhet i ditur.

Kontrolli

Brenda pak orësh, policia e burgjeve në bashkëpunim me grupet e gatshme dhe me policinë e shtetit kanë bërë një kontroll nëpër dhomat e të dënuarëve. Vetë drejtori Engjëll Hysi në një prononcim për mediat tha dje se numri i të dënuarëve është në rregull dhe asnjë prej tyre nuk është larguar. Po kështu po punohet me shumë kujdes për të gjetur personin e dënuar, i cili ka mundur të bashkëpunojë dhe ka pregatitur planin e arratisjes, sipas Hysit, ndërkohë që burime të brendsme e kanë gjetur tashmë. E gjithë policia e burgjeve është vënë në gatishmëri të plotë. Po dje pas ngjarjes shumë të bujshme janë bërë edhe transferime të të dënuarve. Megjithatë nga Burgu 302 deri sa të përfundojë verifikimi dhe zbulimi i krejt ngjarjes nuk do të lëvizë askush.

Dyshimi

Burime të brendshme nga Burgu i Sigurisë së lartë 302 bëjnë të ditur se projektuesi i kësaj aratisjeje mund të jet Gazmend Braka, i thirrur ndryshe "Gaxhai". Hetuesit kanë hyrë menjëherë në dhomën ku qëndron Gazmend Braka, i dënuar me burgim të përjetshëm. I dënuari është marrë në pyetje për orë të tëra. Burimet shpjegojnë se drejt të dënuarit që do të tentonte të arratisej do t'i çoi personi që kishte marrë dyqanin e luleve me qira. Kjo pjesë e hetimeve mbahet e fshehtë. Hysi tha dje se pronari i dyqanit është shoqëruar dhe është marrë në pyetje, ndërsa është bërë identifikimi i personit që e ka marë me qira. Sipas Hysit nuk përjashtohet mundësia e baskëpunimit edhe me persona të brendshëm të burgut.

Arratisja

Gjithçka ishte planifikuar për tu kryer në orët e vona të natës. Sipas burimeve të bredëshme, tuneli që kishte filluar të hapej në dyqanin e luleve do të dilte në dhomën e takimeve speciale. Kështu ishte llogaritur gjithçka. I dënuari që flitet se është Gazmend Braka do të linte takim me gruan gjë që e bëjnë një herë në dy javë. Nga të dhënat e para punimet e tunelit të nëndheshëm do të përfundonin brenda tre ditësh. Kështu gjatë kohës që i dënuari do të ishte në dhomën e takimeve vetëm me bashkëshorten do të kishte mundësinë të largohej pa u vënë re. Këto janë të dhënat e para të nxjerra nga Burgu 302. Në momentin që është konstatuar hapja e kanalit, atje ku kishin mbetur punimet është gjetur një dalt. Punimet bëheshin kryesisht natën dhe me matrapik. Në këtë histori sipas drejtorit të burgjeve mund të jenë përfshirë shumë persona. Deri tani ësnhtë mësuar vetëm emri i personit që ka marrë dyqanin me qira. Quhet Agim. Është nga Korça por i lindur në Vlorë. Mësohet se dyqanine kishte marrë me qira pesë muaj ë parë. Brenda këtij afati ai ka patur mundësinë të kontaktonte me të dënuarin dhe të bënin planet për arratisjen spektakolare.

Vipat

Në burgun 302 janë vendosur për të kryer dënimin e marrë nga gjykata shumë të dënuar të ashtëquajtur "vipa". Kështu në këtë burg vuan dënimin me 15 vite burg, Sokol Koçiu, Jaho Mulosmani është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Ky burg prej disa vitesh strehon edhe Gazmend Brakën, pas tentativës për arratisje në burgun e Bënçës Tepelenë. Gaxhai nuk hoqi dorë. Në këtë burg iu gjet një arsenal i tërë armësh. Ai transferohet në Burgun e sigurisë së lartë 302. Por edhe këtu fillon aktivitetin për tu arratisur. I ndihmuar edhe nga gjashtë të dënuar të tjerë mes tyre dhe Kartela, "Gaxhai" hap një vrimë të madhe në murin e dhomës për të dalë më as në banjo. Gaxhai i kishte bërë planet shumë mirë. Ai do të dilte nga pjesa tjetër e ndërtesës ku qëndronin, policët e ruajtjes së objekteve. Për fatë të mirë, të dënuarit u kapën si pasojë e raportimit të shpejtë të policit të ruajtjes së objekteve që në ato momente ishte në gjumë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›