E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zeta Jones sërish bashkë me Banderas

05/02/2005  Të dy do të jenë protagonistë protagonistë në një film të ri

Studiot amerikane duan Catherine Zeta-Jones si protagoniste në filmin dramatik "Rachel's Holiday". Bazuar në romanin me të njëjtin titull të Marian Keye, filmi tregon me një ton ironik historinë e trishtueshme të një gruaje që për shkak të problemeve me drogën humbet miqtë, punën, dashurinë dhe përfundon e vetme në një klinikë irlandeze. Bëhet fjalë për rolin e parë "serioz" për aktoren pas filmit të fundit "Ocean's Twelve" dhe "Legjenda e Zorros”, vazhdim i filmit të parë, përkrah Antonio Banderas. Momente të arta për Catherine Zeta-Jones, që si protagoniste absolute po shkon nga njëri film në tjetrin pa ndaluar asnjë moment. Gjatë këtyre javëve, pasi të mbarojë xhirimet e "Legjenda e Zorros", edhe njëherë përkrah Banderas, aktorja po kërkohet shumë nga studiot Universal që e duan me çdo kusht për "Rachel's Holiday", film dramatik bazuar në romanin e Marian Keyes. Filmi do të tregojë historinë e Rachel, e cila ëndërron të jetë një yll, por që varësia nga drogat dhe ilaçet e gjumit e bën të humbasë gjithçka dhe të përfundojë në një klinikë për t’u dizintoksifikuar. Si një roman, ashtu edhe në film, portreti dramatik i gruas do të përshkruhet me ironi dhe humor. Aktorja franceze mund të jetë edhe producentja e filmit që do të drejtohet nga Francesca Joseph. Për Zeta Jones ky është roli i parë dramatik pas disa filmave aksion ku ajo ka interpretuar së fundi, si "Ocean's Twelve" dhe "Legjenda e Zorros". Pikërisht me këtë punë të fundit (tani në fazë pas-prodhimi), Catherine do të kthehet në sallat e kinemave edhe njëherë përkrah Antonio Banderasit. Dhe meqë ra fjala për këtë të fundit... Sipas informacioneve të fundit, është e sigurtë se aktori spanjoll është duke “zbritur në pistë”. Në fakt do të interpretojë në rolin e një balerini të kërcimit latino-amerikan në "Take the Lead", film drejtuar nga Liz Friedlander dhe bazuar në historinë e vërtetë të Pierre Dulaine. Xhirimet do të fillojnë më 25 prill në Toronto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›