E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rajkard: Ndeshje e vështirë

05/02/2005  Trajneri i Barcelonës, Frenk Rajkard, ka folur për ndeshjen e ardhshme në kampionat, me Atletiko Madrid: “Është një skuadër shumë e fortë dhe për ne nuk do të jetë e lehtë. Dua t`i them futbollistëve të mi se, klasifikimi nuk vlen në ndeshje të tilla. Duhet të jemi të përqëndruar, qysh në minutat e para, sepse ata kanë kundërsulmues shumë të mirë në skuadër”. Rajkard ka komentuar diferencën prej shtatë pikësh me Real Madrid: “Është shumë e rëndësishme, sepse mund të jemi psikologjikisht më të qetë se Reali, por detyra jonë është ta thellojmë akoma më shumë këtë diferencë. Nuk duhet të falim asnjë pikë në “Kamp Nou”. Dhe në fund, Liga e Kampioneve, kompeticion në të cilin, Barcelona shihet midis skuadrave protagoniste: “E kam ndjekur dsa herë Çelsin dhe këtë sezon është një skuadër e fortë. Duhet të arrijmë në fund të shkurtit, me bindjen e duhur se, mund të kualifikohemi”- ka përfunduar trajneri holandez.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›