E Hënë, 2 Nëntor 2026

Juve, varësi ndaj Ibrahimoviç

05/02/2005  Humbja e papritur kundër Sampdorias, kan shpërqëndruar ambientin bardhezi. Fabio Kapelo ka konfirmuar se Juventusi i tij nuk mund të bëjë gjë pa Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi suedez, që tani e tutje nuk mund të shqetësohet më për rotacionin. Së bashku me Bufonin, Kanavaron, Turamin, Emerson dhe Nedved. Ibra kundër Palermos do të luajë që nga minutat e parë. Pra do të jetë një stafet midis, Treuzeges dhe Del Pieros. Që tani e tutje edhe mund ta quani Ibra “i paprekshëm”. Juventusi ka treguar se nuk mund të bëjë dot pa gjigandin suedez, i cili ka ardhur nga Ajaksi në merkaton e verës për 16 milion euro. Që ishte një lojatëri i mirë nuk kishte dyshime, por që për tre muaj të zinte një vend si titullar në formacionin bardhezi, shumë pak veta mund ta besonin, sepse Juve kishte në repartin e sulmit kampion si, David Trezege dhe Alesandro Del Piero. Dëmtimi i francezit dhe forma jo e mirë e Pinturikios kanë bërë që Kapelo të zgjedh si sulmues bazë suedezin, i cili e ka shpërblyer me gola (9 në 22 ndeshjet e kampionatit), por mbi të gjitha edhe me nivelin e tij taktik, duke parë që di të mbajë topin shumë. Në fundin e ndeshje me Sampdorian, Fabio Kapelo ka konfirmuar rëndësine e suedezit: “Është një lojtarë i madh, ka thënë trajneri dhe ka shumë kualitet. Është pika e referimit të skuadrës, është lojatri, i cili nxjerr skuadrën në sulm. Është shumë i nevojshëm, por edhe ai si gjithë të tjerët duhet të bëjë ndonjë ditë pushim”. Në ndeshjen e sotme kundër Palermos, Ibra do të rikthehet në vendin e tij: Kapelo ka ndërmend një stafet midis Trezeges dhe Del Pieros. Sulmuesi skandinav do të udhëheq bardhezinjtë për të mbajtur distancën ndaj Milanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›