Murinjo: Nuk dimë të ndalemi
05/02/2005
Trajneri i Çelsit Hoze Murinjo ka deklaruar se skuadra e tij është mësuar tashmë me pengesat e vështira gjatë rrugës për titullin kampion. Portugezi kishte ngelur pa mend pas gjithë brutalitetit që kanë hasur blutë në takimin e “Ivud Park” kundër Blekburnit. Në këtë takim kanë qenë tepër të rënduara edhe kushtet atmosferike, ku shiu kishte lënë gjurmët e tij në fushën e blertë. Kjo e bëri edhe më të vështirë zhvillimin e rregullt të takimit. Nga ana tjetër stafi i skuadrës së Murinjos kishte dërguar më parë edhe një ekspert për ekzaminimin e fushave, i cili kreu kontrollin paraprak. Megjithatë trajneri portugez është shprehur tepër i kënaqur për skuadrën e tij që ndonëse në kushte të vështira arriti të dilte me fitore nga ky takim. “Njeriu ynë ishte i pranishëm atje dhe ai vuri re se shiu po binte brenda stadiumit dhe jo jashtë tij, ka komentuar Murinjo. Kemi të bëjmë me një mikroklimë. E megjithatë ne arritëm të përshtatemi fare mirë me terrenin e rënduar në fushë, ku takimi me Blekburnin nga njëra anë ka rritur më shumë besimin në skuadrën tonë. Tani e vetmja gjë që na ngelet të bëjmë është të shkojmë nëpër stadiume të tjera me një eksperiencë të tillë mbi supe. Për sa i përket terreneve të rënduara nga shiu mund të them se jemi shumë të aftë për t’u përshtatur këtyre situatave. Pa dyshim që kjo do të na vlente si një praktikë mjaft frytdhënëse. Nëse do të shkojmë në fushën e Boltonit apo Evertonit dhe shiu nuk do të pushonte, atëherë ne do të jemi gjithmonë gati. Edhe kur fusha është në kushte tepër të rënduara ne kemi treguar se mund të luajmë pa u shqetësuar aspak. Kjo është një shenjë tepër pozitive, e cila nxjerrë në pah aftësitë tona për t’u përshtatur me çdo situatë”. Shqetësimi kryesor për trajnerin portugez do të mbetet dëmtimi i Arjen Roben dhe prandaj ai është duke pritur me ankth periudhën e rekuperimit të tij. Po ashtu Murinjo nuk ka harruar të komentoj diçka edhe në lidhje me fitoren e Mançester Junajtid në “Hajbëri Park” kundër Arsenalit. “Tashmë Mançester Junajtid gjendet i pozicionuar në vendin e dytë, tre ditë më parë ishte Arsenali, por sidoqoftë ky nuk është aspak problemi ynë, ka shtuar Murinjo. Mendoj se midis tyre është zhvilluar një dyluftim i ashpër për sa i takon vendit të dytë. Përpara dy ditësh ne na duheshin vetëm 11 fitore, kurse tani bëhet fjalë për nëntë të tilla dhe një barazim. Prandaj unë nuk shqetësohem aspak lidhur me gjendjen e Mançester Junajtid apo Arsenalit. Unë do të mendoj për ata vetëm kur të luaj kundër tyre. Shqetësimi im kryesor lidhet me atë çfarë do të bëjmë herën tjetër. Ne jemi thjesht të përqendruar në sukseset tona konkrete”.