“Kamp Nou” pret yjet
05/02/2005 Të paktën 40 futbollistë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në ndeshjen “Futbolli për shpresë”, e cila do të organizohet për të ndihmuar njerëzit e goditur nga Tsunami në Azi. Sfida e madhe do të zhvillohet në 15 shkurt, në stadiumin e Barcelonës, “Kamp Nou”.
Emra yjesh
Futbollistë të kalibrit të Zinedin Zidanes, David Bekam, Tieri Henri, Raul Gonzales, Paolo Maldinit dhe Alesandro Del Pieros do të marrin pjesë në këtë ndeshje bamirësie. Yjet do të ndahen në dy pjesë: njëra skuadër do të drejtohet nga braziliani i Barcelonës Ronaldinjo, ndërsa tjetra nga ukrainasi i Milanit, Andrij Shevçenko.
Përgjigjja e futbollit
Për t`iu përgjigjur shkatërrimeve të Tsunamit, FIFA dhe Konfederata Aziatike e Futbollit ka hapur një fond solidariteti. UEFA ka kontribuar me 1.5 milionë euro: gjysma e këtyre parave do t`i bashkohet fondit, ndërsa gjysma tjetër do të shkojë në ndihmë të viktimave.
Falenderimet e Johansen
Presidenti i UEFA-s, Lenart Johanson, ka falenderuar të gjithë futbollistët që kanë pranuar të marrin pjesë në këtë takim: “Nuk ka diskutim: futbollistët kanë ardhur falas- ka vazhduar. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse do të thotë që ata e kanë kuptuar sensin e vërtetë të këtij takimi”- ka thënë për sitin zyrtar të uefa.com.
Mësime që duhen marrë
Presidenti Johansen ka folur gjithashtu, edhe për tragjedinë e Tsunamit dhe shpreson se duhen marrë shumë mësime: “Kam qenë në Malajzi, javën që ndodhi fatkeqësia. Dëgjova se 1.500 suedezë rezultojnë akoma të humbur. Kur presidenti i FIFA-s, Jozef Blater, më telefonoi dhe po më shpjegonte për ndihmat që duhet të jepnim isha plotësisht dakord me të”.
Ndihma dhe përgjegjësi
“Kjo tragjedi na ka kthyer te diçka tjetër- ka vazhduar zoti Johansen. Njerëzit kanë qenë të bashkuar. Ata kanë ndihmuar njëri-tjetrin dhe e kanë kuptuar se kur flet natyra, të gjithë jemi të vegjël. Ne mund të mësojmë nga kjo tragjedi sesa shumë nevojë kemi për njëri-tjetrin dhe sa e rëndësishme është të kemi përgjegjësinë tonë për komshinjtë“.