E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hysi, kishim informacion për tentativën

05/02/2005  Ditën e premte në datë 4 shkurt rreth orës 7.30 minuta, forcat e policisë së Burgut 302 në Tiranë, në bazë të një plani masash të miratuar nga Drejtori i Policisë së Burgjeve, Pirro Lutaj, po kryenin kontrollin fizik të ambiuenteve jashtë murit të burgut 302. Ky plan masash ishte hartuar ditë më parë pas marrjes së një informacioni se mund të tentohej për të depërtuar në ambientet e burgut. Plani i masave parashikonte kontrolle të imtësishëm brenda regjimit si dhe në ambientet jashtë murit rrethues të burgut. Gjatë këtij kontrolli në ambientet e jashtme, pikërisht në oborrin e administratës së burgut, vetëm një metër larg hyrjes kryesore që ndahet me rrugën automobilisikeMine Peza, u konstatua se ishin kryer punimenëntokësore që synonindrejt murit rrethues të Burgut 302, me një distanc rreth 12 metër drejt këtij muri dhe 27 metra larg ambienteve ku vuajnë dënimin të dënuarit. Menjëherë pas marrjes së informacionit, strukturat e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, në bashkëpunim me forcat e rendit morën masat për rrethimin e gjithë ambientit, kqyrjen e vendëngjarjes dhe përcaktimin e vendit të hyrjes. Nga kjo kqyrje u konstatua se tunelu i hapur është rreth 11 metra dhe pika e hyrjes ishte një dyqan lulesh përballë me murin e jashtëm rrethues të adminisratës së burgut. Aktualisht në vendëngjarje po punohet për grumbullimin e provave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Minitri

Menjëherë pas ngjajes, Ministri i drejtësisë ka urdhëruar që punonjësit që kryen këtë operacion të shpërblehen. Po kështu ministri ka urdhëruar edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për forcimin e masave të sigurisë brenda dhe jashtë ambienteve trë burgut. Drejtoti i policisë së burgjeve Pirro Lutaj tha se do të analizohet situata. Po kështu do t'i propozohet qeverisë për marrjen e një sërë masash për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjes së sigurisë në burgje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›