İndonezi, virusi i shpendëve, arrin në 119 numri i viktimave
Xhakarta - Gjatë muajit shkurt, katër shtetas indonezian kanë humbur jetën nga gripi i shpendëve, duke e cuar në 119 numrin e përgjithshëm të të vdekurve pas infektimit me virusin vdekjeprurës H5N1, deklaruan sot burime zyrtare të komisionit kombëtar për shendetësinë. "Gjatë muajit shkurt kemi patur katër raste të infektuara me virusin e gripit të shpendëve dhe të katër personat kanë humbur jetën", deklaroi Bayu Krisnamurthi, shefi i komisionit kombëtar për shendetësinë.
Gazeta "Republika", në Indonezi, njoftonte se dy persona të tjerë humbën jetë për shkak të virusit të gripit të shpendëve gjatë fundjavës në afërsi të kryeqytetit Xhakarta dhe të vdekurit ishin dy fëmijë, një vajzë 5-vjeçare nga Depok dhe një djalë 8-vjeçar nga Bekasi. Komisioni kombëtar i shëndetësisë deklaroi se disa kampione ishin marrë për të kryer analiza në Xhakarta për të verifikuar shkakun e vdekjeve në të dyja rastet.