E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy kërcënohet me vdekje, dhuratë një fishek

Paris-Presidenti francez Nicola Sarkozy është kërcënuar me vdekje. Në adresë të tij ka ardhur një letër, ku përvec fjalëve kërcënuese, mbante brenda edhe nje fishekë i kalibrit 9,0 milimetr. “Dhurata” për Sarkozy erdhi në fundjavë, teksa prokuroria ka nisur hetimet për zbardhur dërguesin e letrës, që deri më tani mbetet i pa njohur.

Një letër e ngjashme me një fishek të tillë iu dërgua gjithashtu në fund të javës ministres së Drejtësisë, Rachida Dati dhe asaj të Brendshme, Michèle Alliot-Marie, njoftuan sot ministritë përkatëse. Dje, një letër identike u mor nga ish-kryeministri Alain Juppe që është gjithashtu kryetar i bashkisë së Bordosë (jugperëndim), njoftoi shërbimi i shtypit.

Disa deputetë të partisë presidenciale UMP në jugperëndim të Francës kanë marrë gjatë javëve të fundit letra që përmbajnë kërcënime me vdekje, të shoqëruara me fishekë. Një hetim paraprak për këto letra kërcënuese u hap nga prokuroria antiterroriste e Parisit, dhe iu besua brigadës kriminale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›