E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton: Krijimi i shtetit palestinez në interes të Izraelit

JerusalemSekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton, e cila ndodhet në vizitën e saj të parë në Izrael që kur erdhu në këtë post, deklaroi sot se krijimi i një shteti palestinez ishte në interesin më të mirë të shtetit hebre dhe zgjidhja me dy shtete ishte "e pashmangshme".

"Ne besojmë se lëvizja drejt zgjidhjes me krijimin e dy shteteve është në interesin më të mirë të Izraelit", deklaroi Klinton në një konferencë të përbashkët shtypi me ministren e Jashtme izraelite, Tzipi Livni. Ajo deklaroi gjithashtu se, "vlerësimi ynë është se përfundimisht, zgjidhja me dy shtete është e pashmanghme".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›