E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikan, konference ne 100-vjetorin e vepres Origjina e Specieve te Darvinit

Romë, 3 mars, 11:23, NOA – Teoria e evolucionit dhe revolucioni që ajo krijoi në vetvete, ka mbledhur në një takim të posaçëm sot në Vatikan shkencëtarë, filozofë dhe teologë nga e gjithë bota.

Ata do të diskutojnë mbi vërtetësinë apo jo të teorisë së Darvinit për fillesën e jetës, e cila sipas tij ka ardhur nga transformimi i qenieve dhe pas një evolucioni të tyre.

Konferenca është thirrur në Romë me ftesë të Vatikanit për të diskutuar mbi përputhshmërinë e mësimeve të Kishës Katolike me teorinë e evolucionit.

Konferenca shënon 150 vjetorin e publikimit "Origjina e Specieve" të Çarls Darvinit, ku ai shtron teorinë e seleksionimit natyral.

Në fakt, religjioni kristian e ka kundërshtuar tradicionalisht teorinë e Darvinit, pasi  teoria e tij i bie ndesh me atë të Biblës për krijimin e botës.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›