Astrit Hafizi: Nuk pres ndonjë mrekulli

/* */
Dash FRASHËRI- Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, 58 vjeç, e mirëpriti emërimin e teknikut Xhani De Biazi, në krye të kuqezinjve, por theksoi se italianit 55-vjeçar, në aventurën e parë të këtij të fundit në krye të një përfaqësueseje, i duhet shumë punë dhe, për me tepër ai duhet ta njohë sa më shpejt mentalitetin e futbollit tonë dhe të kuptojë edhe projektin dhe filozofinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (Armand Duka). “Jam i bindur se ai do të vijë këtu me dëshirën e madhe për të punuar, pavarësisht se ka më parë ka drejtuar apo jo klube të nivelit të lartë”, - tha Hafizi për gazetën “Telegraf”. “Sesa i zoti do të jetë për ta kryer këtë mision, atë do të tregojë koha. Ekipi ynë është i shkatërruar. Boll me ëndrra. Nuk pres ndonjë mrekulli”, - shtoi ish-trajneri me jetëgjatë shqiptar, i cili e ka marrë detyrën e trajnerit të Kombëtares (29 mars 1997-9 tetor 1999) duke pasuar në bankinë Neptun Bajkon dhe ia la vendin Medin Zhegës. Hafizi paralajmëroi se, Shqipëria duhet të respektojë maksimalisht çdo rival në grupin të zonës europiane për eliminatoret e Botërorit “Brazil 2014”, ku ka kundërshtarë Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën. “Ekipe të mëdha mund të na nënvlerësojnë, por ne jo, kurrë!”, - theksoi me forcë Hafizi. Ndeshja e parë e tij në krye të Kombëtares ishte humbja 1-0 kundër Ukrainës, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Francë 1998”, por të zhvilluar në “Nuevo los Carmenes” të Granadës, në Spanjë, për shkak të pasigurisë në Shqipëri gjatë ngjarjeve të vitit të mbrapshtë 1997. Ndeshja e tij e fundit me përfaqësuesen është fitorja 2-1 me Gjeorgjinë, më 9 tetor 1999 për kualifikueset e Euro 2000-it në Portugali.
Zoti Astrit Hafizi, Kombëtarja shqiptare me në fund e ka gjetur trajneri e ri të saj, italianin Xhani De Biazi. Si do ta konsideronit?
Sigurisht, që është një lajm i mirë. Federata kompletoi kështu vendin e lënë bosh nga largimi i kroatit Josip Kuzhe. Pavarësisht, se unë di shumë pak gjëra për De Biazin, së pari do t’i uroja përzemërsisht sukses me Kombëtaren tonë. Dhe këtë ia dëshiroj edhe si një ish-trajneri i Përfaqësueses.
Pas nëntë vjetësh, nga largimi i Xhuzepe Dosenës, në vitin 2002, Federata dhe Presidenti i saj, Armand Duka, iu rikthye sërish pistës italiane, ndërkohë që më parë ishim fokusuar në ato ballkanike. A duhet konsideruar ky një sinjal pozitiv dhe një “pajtim” me trajningun italian, pavarësisht mënyrë sesi na braktisi Dosena?
Dihen vlerat e shkollës së trajningut italian, por nga ana tjetër nuk besoj se të pasurit në të kaluarën trajnerë kroatë (Bariç, Kuzhe), gjermanë (Brigel) apo holandezë (Han), nuk kanë sjellë vlera në futbollin tonë. De Biazi nuk ka qenë i angazhuar me ndonjë klub në dy vitet e fundit, ka bërë komentatorin. Ndoshta ka pritur rastin. Besoj se Shqipëria është një arritje për të, pasi është dhe ekipi i parë në nivel ndërkombëtar që ai merr. Jam i bindur se ai do të vijë këtu me dëshirën e madhe për të punuar, pavarësisht se ka më parë ka drejtuar apo jo klube të nivelit të lartë. Gjithsesi, e konsideroj një profesionist, pasi të kesh drejtuar në Serinë A, në një kampionatet më të fortë në botë, nuk është pak.
Fakti që, tre nga lojtarët titullarë të Kombëtares sonë, si kapiteni Lorik Cana (Lacio), sulmuesi Erjon Bogdani (Çezena) dhe portieri Samir Ujkani (Novara) luajnë në Itali, a besoni se do t’ia lehtësojë detyrën De Biazit?
Kjo është shumë pozitive, pasi trajneri i ri ka mundësi jo vetëm të mbledhë informacion të dorës së parë, por dhe të mbështetet te ata. Dihet rëndësia që ka një kapiten në një skuadër përfaqësuese, është boshti rreth të cilit sillet ekipi. Nga ana tjetër besoj, se De Biazi, mund të nxitet edhe për të kërkuar emra të tjerë që luajnë në Itali, pasi me sa jam i informuar në ekipet e moshave ka lojtarë shqiptarë. Në Itali, ndoshta ai do të kontrollojë më tepër dhe të zbulojë ndonjë element tjetër, që ne i kemi lexuar në gazeta. Duke pasur njohje personale edhe me presidentë, trajnerë të klubeve, patjetër që do të kërkojë të thithë sa më shumë informacion. Besoj se ai do të ketë siguruar tashmë një informacion të bollshëm edhe për lojtarë që luajnë në vende të tjera.
Hafizi, Kombëtarja ndodhet në një moment të ristrukturimit të thellë, pasi disa veteranë të spikatur si Beqaj, Lala, Skela apo Duro, i janë larguar, dhe të tjerë të rinj priten të mbushin radhët. A mund të jetë De Biazi njeriu i duhur për të materializuar edhe projektin e nisur dhe të mbështetur personalisht nga Presidenti Duka?
Ai do t’ia nisë nga fillimi, pastaj sesa i zoti do të jetë për ta kryer këtë mision, atë do të tregojë koha. Duhet ta themi hapur se, ekipi Kombëtar nuk është në gjendje të mirë. I duhet një punë shumë e madhe për të filluar edhe njëherë nga e para. Në ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Kampionatit Europian, skuadra jonë u shkatërrua komplet. Mjafton të kujtosh humbjen e hidhur me Luksemburgun. Ato humbje (katër në pesë ndeshje) e bënë të pashmangshme edhe largimin e trajnerit të mëparshëm (Josip Kuzhe). Mendoj se De Biazi ka përpara një punë të madhe për të bërë.
Kombëtarja jonë ndodhet në eliminatoret e Botërorit 2014, në grupin E së bashku edhe me Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën. Një grup jo i vështirë, kur kemi parasysh se nuk do të kemi përballë emra të frikshëm si Gjermania, Spanja, Itali apo Anglia. A mund të shpresojmë për një kualifikim për në “Brazil 2014”?
Unë mendoj se për një skuadër të formatit tonë janë të rëndësishme. Ne nuk e kemi atë luksin për të bërë dallime dhe të themi se ky ekip është më pak i fortë se tjetri. Ne jemi për vete një ekip i nivelit të ulët. Ndaj çdo ekipi duhet të tregojmë respekt dhe t’i vlerësojmë maksimalisht. Ndaj ekipeve me emër, si Gjermania, Italia, Holanda apo Franca nuk ke nevojë ta motivosh skuadrën. Problemi është të gjejmë përqendrimin në ndeshjet e ashtuquajtura të vogla, pasi edhe luajtëm për herë të fundit me Luksemburgun, e pësuam keq. U turpëruam jashtë mase. Ekipe të mëdha mund të na nënvlerësojnë, por ne jo, kurrë. Ne kurrë nuk e kemi atë mundësi për të dalluar se ato ekipe janë më të lehta apo më të vështira, për ne çdo skuadër duhet parë si më e fortë se ne. Duhet t’i vlerësojmë vazhdimisht.
Si trajneri më jetëgjatë shqiptar me Kombëtaren, cilat do të ishin këshillat e Hafizit për De Biazin?
Mendoj se, ai duhet të njohë sa më parë ekipin dhe lojtarët me të cilët do të punojë. Të njohë mentalitetin tonë. Gjykoj se, trajnerët paraardhës nuk i kanë njohur si duhet, si lojtarët ashtu dhe kampionatin shqiptar. Shpeshherë kemi marrë superxhiro edhe me intervista bombastike, të tipit do të arrijmë këtu apo atje. I uroj të jetë me këmbë në tokë. Të njohë çdo detaj të futbollit shqiptar, po ashtu dhe lojtarëve shqiptarë. Të hyjë sa më shpejt në mendësinë tonë, se më pas do të vazhdojmë të shohim ëndrra me sy hapur, siç kemi bërë gjithmonë. Vetë eksperienca, apo puna shumëvjeçare me trajnerët e huaj e kanë dëshmuar atë.