Lezhe, bie mocioni për shkarkimin e kreut të Këshillit Bashkiak
LEZHE - Votimi për shkaktimin e kreut të Këshillit Bashkiak të Lezhës, Agustin Marku nuk ka kaluar në kuti. Kjo ka shkaktuar revoltë të anëtarëve të djathtë, të cilët më pas bojkotuan votimin, i cili u krye pa praninë e tyre. Ndërsa kreu aktual është rikonfirmuar në krye të Këshillit Bashkiak të Lezhës.
“Është momenti për t’i dhënë drejtimin e duhur këtij këshilli. Pse i trembeni kutisë, kutia është një gjë shumë e shenjtë dhe tepër transparente.”- deklaroi kryetari i grupit PD në këshill, Tonin Uldedaj.
“Unë mirëkuptoj edhe pjesë të këshilltarëve të cilët e kishin firmosur këtë kërkesë, por sot nuk ishin të pranishëm. Ata edhe në shenjë revolte ndaj asaj kërkese e bojkotuan këtë seancë.”- deklaroi kryetari i këshillit bashkiak Agustin Marku.
Në mbledhjen për mocionin e shkarkimit mungonte dhe kreu i qarkut të Lezhës, i cili gjithashtu i përket krahut të djathtë, gjë e cila është parë nga anëtarët e majtë si shenjë bojkoti.
(er.nu/news24/BalkanWeb)